Parlamenti i Kinës miraton ligjin për Hong Kongun

29/05/2020 02:08

Parlamenti i Kinës ka miratuar një ligj të ri sigurie për Hong Kongun që mund të kriminalizojë sfidimin e autoritetit të Pekinit në territor. Ligji, që tani i kalon në duar lidershipit të Kinës, ka shkaktuar shqetësime të thella mes atyre që mendojnë se ai mund ti japë fund statusit unik të Hong Kongut.

Ai do të bënte që Kina të instalonte agjencitë e saj të sigurisë në rajon, për të parën herë. Lëvizja, ka ndezur një valë të re protestash kundër Kinës në Hong Kong. Përleshjet shpërthyen sërish të mërkurën ndërsa parlamenti i Hong Kongut debatoi një ligj tjetër të propozuar që do të bënte krim mos respektin e himnit kombëtar kinez.

Qindra persona u arrestuan. Siguria mbetet e lartë ndërsa debati në këshillin legjislativ vazhdon. Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, tha ndërkohë një ditë më parë se zhvillimet në Hong Kong tregojnë se qyteti nuk mund të konsiderohet më se ka një shkallë të lartë autonomie nga Kina.

Kjo do të thotë se Hong Kongu nuk e meriton më që të trajtohet ndryshe nga pjesa tjetër e Kinës, sipas ligjiot amerikan. Deklarata mund të ketë pasoja të rënda për statusin e Hong Kongut si një qendër e rëndësishme tregtare dhe ka gjasa po ashtu të zemërojë Pekinin.

Top Channel