HAS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Has ku një 8-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht teksa luante.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” në qytetin e Krumës, ku E.C., 8 vjeç, duke luajtur me fëmijët e tjerë, dyshohet se është rrëzua.

Menjëherë është dërguar në spitalin e Hasit, por rrugës për në spital  ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.05.2020 në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” në qytetin e Krumës, shtetasi E.C., 8 vjeç, duke luajtur me femijë, dyshohet se është rrëzuar. Menjëherë është dërguar në spitalin e Hasit, por rrugës për në spital  ka ndërruar jetë. Gjatë kqyrjes në trup, nuk janë konstatuar shenja. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Top Channel