E dhimbshme/ Nëna i kishte ndërruar jetë, vogëlushi luan rreth trupit të saj

28/05/2020 20:32

Një video tronditëse tregon momentin ku një vogëlush në Indi, luante rreth trupit të nënës së tij, e cila ndërroi jetë gjatë një udhëtimi me tren.

Arbina khatoon, 35 vjeçe, humbi jetën në stacionin Muzaffarpur në shtetin verior të Biharit. Arbina, për shkak të koronavirusit humbi punën e saj dhe sapo masat u lehtësuan ajo vendosi që së bashku me të birin, të rikthehej për në fshatin e lindjes.

Por gjatë rrugës së kthimit 35 vjeçarja humbi jetën.

Dëshmitarë thonë se ajo kishte shumë orë pa ngrënë e pa pirë. Përveç 35-vjeçares, raportohet se edhe tre persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë kësaj jave po në të njëjtën linjë. Ndërkohë qeveria indiane ka mohuar akuzat e ngritura dhe pretendon se personat që kanë humbur jetën, vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese dhe në qytetet e mëdha, kanë shkuar pikërisht për t’u kuruar.

“Besohet se viktimat kanë pasur sëmundje shoqëruese, në linjat hekurudhore kanë udhëtuar të sëmurë kronikë të cilët kanë shkuar drejtë qyteteve të mëdha për t’u kuruar”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Transportit.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel