I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte reperi shqiptar Agon Amiga i cili prej dy vitesh jeton në Gjermani së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tyre një vjeçar, Noel.

Teksa foli për të gjithë përjetimet e të qenurit baba, por edhe këtë periudhë të karantinës, Agona zbuloi një episod interesant.

Reperi rrëfen se këtë kohë ka marrë për herë të parë  në jetën e tij në dorë një çekiç dhe me të ka ngulur në mur disa fotografi të të birit.

“Fotografitë që shihni mbrapa i kam vendosur unë. Këto janë që nga momenti që ka lindur Noeli dhe deri sa ka bërë 1 vjeç. Është hera e parë që kam marrë çekiç dhe i kam ngulur gozhdat”, tha Agon.

Top Channel