Infektoi gjithë botën, shihni çfarë po ndodh në “tregun e ferrit” në Kinë (FOTO)

29/05/2020 09:46

Shitësit që bënin tregti në tregun famëkeq të Wuhanit nga ku besohet se u shfaq pandemia e koronavirusit, raportohet se kanë rihapur tezgat e tyre në tregjet e tjera të qytetit.

Tregu i gjallesave kryesisht të detit në Huanan që besohet se ishte shkaktuar i shpërthimit të pandemisë, ishte mbyllur nga autoritetet kineze më 1 maj në fillim të krizës shëndetësore.

Ekspertët kinezë më parë kishin bërë të ditur, se virusi ishte transmetuar te njerëzit përmes këtyre kafshëve të egra në tregun në Huanan. Aty shiteshin pothuajse të gjitha llojet e kafshëve nga dhelprat e deri te koalat, që i përdorin për specialitete të ndryshme.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel