Pamjet që të “thyejnë” zemrën/ Nëna infermiere takon djalin dy vjeçar nga dritarja (FOTOT)

28/05/2020 21:51

Charlotte Cole një infermier në Kirkham, Lancashire është bërë virale në rrejt pas disa fotografive të shkrepura teksa ajo takonte djalin e saj 2-vjeçar nga dritarja për shkak të pandemisë Covid-19.

Në pamje të parë kjo është një foto që nuk thotë shumë, përtej faktit që një vajzë përshëndet nga xhami një fëmijë të vogël.

Por e vërteta të copëton zemrën. është një infermiere e cila përshëndetet me djalin e saj dy vjeçar përmes dritares pas shtatë javësh të ndarë për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit.

“Ishte një vendim jashtëzakonisht i vështirë për t’u marrë. Asnjë nënë nuk do të donte të ishte në atë situatë. Vendimi u mor kur zbulova se disa nga banorët dhe kolegët në shtëpinë e kujdesit ku unë punoj kishin shfaqur simptoma të virusit. Është gjithmonë shumë e trishtë momenti kur shkojmë për vizitë sepse ai nuk e kupton pse duhet ta lëmë atje. Por unë përpiqem të shikoj anën pozitive që të paktën ne mund ta shohim atë edhe pse përmes dritares. Më mirë sesa të mos mund ta shohësh fare.”

FOTO GALERI
1/8

Top Channel