‘Në pushtet vihet me votë dhe jo me molotov’- Sejamini përplaset me Grida Dumën

28/05/2020 23:03

Debate të shumta po zhvillohet në Open në Top Channel teksa po flitet për udhëkryqet e opozitës. Kësaj radhe debati u zhvillua mes Neritan Sejaminit dhe Grida Dumës.

Debati nisi kur Sejamini i tha Dumës se Partia Demokratike nuk mund të vijë në pushtet pa dhënë një alternativë.

Pjesë nga debati:

Sejamini: Nuk keni bërë asgjë deri tani. Vetëm keni denoncuar siç mund të bëjë edhe një qytetar i thjeshtë.

Duma: Kemi bërë denoncime me emër,mbiemër.

Sejamini: Nuk mund të vish në pushtet pa alternativë. Duhet të krijoni alternativën. Nuk na thatë asgjë. Në pushtet vihet me votë dhe jo siç thatë me do vijmë në pushtet në Molotov.

Duma: Partia Demokratike e ka alternativën. Kemi protestuar për të treguar fytyrën e qeverisë.

Sejamini: Kur ju protestonit unë ju kam thënë që do duhet të bëni alternativë dhe lërini molotovët. Prandaj duhet të punoni që të krijoni një alternativë të fortë.

Top Channel