Aksidentohet portieri i PSG, Lamborghini 200 mijë $ bëhet copash

28/05/2020 19:52

Portieri 20-vjeçar i PSG, Marcin Bulka,  ka pësuar nja aksident të rëndë, por fatmirësisht pa probleme shëndetësore.

Ai po udhëtonte me Lamburghinin e tij 200 mijë dollarësh në një rrugë në Poloni ku ka dalë nga rruga duke shkatërruar makinën tërësisht.

Bulka është portieri i tretë i PSG për momentin. Ai ka luajtur vetëm në një ndeshje në kampionat me kampionët e Francës, ndërkohë që është pjesë e kombëtareve të moshave të Polonisë.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel