Interi, pa regji në mesfushë ndaj Stuttgartit, nuk do të jenë as Calhanglu dhe as Zielinski…
Real Madrid, Manchester City dhe Arsenal shihen si pretendentët kryesorë për fitore, ndërsa Galatasaray – Aston Villa dhe Feyenoord – Porto premtojnë duele më të ekuilibruara. Të gjitha ndeshjet transmetohen në DigitAlb.
Champions League rikthehet këtë të martë me një program të pasur, ku nëntë përballje do të sjellin emocione dhe rivalitet në fushë. Vëmendja është te disa prej skuadrave më të mëdha të Europës, por edhe te duele ku diferencat mes ekipeve janë më të vogla dhe surprizat mbeten të mundshme.
Sipas parashikimeve të bazuara në probabilitetet statistikore, Real Madrid është skuadra me shanset më të larta për të fituar, me rreth 85%. Pas madrilenëve renditen Como me 78%, Manchester City me 75%, Betis me 76%, ndërsa Leipzig dhe Arsenal gjithashtu shihen si favoritë të qartë në ndeshjet e tyre.
Programi nis në orën 18:45 me dy përballje. Bodø/Glimt pret LASK Linz dhe shihet si favorite, me 66% probabilitet për të marrë tri pikët. Në të njëjtën orë, Galatasaray përballet me Aston Villën në një sfidë shumë më të paparashikueshme. Skuadra angleze ka një avantazh të lehtë në parashikime, me 43% shanse fitoreje, kundrejt 32% të turqve dhe 24% për barazimin. Në orën 21:00 vjen pjesa më e madhe e spektaklit. Arsenali përballet me Dortmundin dhe konsiderohet favorit me 67%, ndërsa Como ka një mundësi të mirë për të triumfuar ndaj AEK-ut të Athinës, me 78% probabilitet fitoreje.
Një tjetër duel interesant është Feyenoord – Porto, ku portugezët kanë një avantazh të lehtë me 44% shanse fitoreje, por vendasit mbeten një kundërshtar që mund të komplikojë gjithçka. Ndërkohë, Manchester City pret Napolin dhe shihet si favorit me 75%. Në ndeshjet e tjera, Leipzig ka 71% shanse për të fituar ndaj Lens, Real Madrid kryeson renditjen e favoritëve të mbrëmjes përballë PSV-së me 85%, ndërsa Betis udhëton drejt Bratislavës për t’u përballur me Slovanin, me 76% probabilitet për fitore. Nëntë ndeshje, shumë emra të mëdhenj dhe një mbrëmje që premton spektakël. Të gjitha përballjet e së martës në Champions League transmetohen ekskluzivisht në DigitAlb.
Top Channel