Video/ Arteta surprizon gazetarin në konferencë, një telefonatë e papritur krijon situatë komike
Jo vetëm mbrojtja, tani edhe mesfusha po shqetëson Cristian Chivu në prag të ndeshjes të së mërkurës ndaj Stuttgartit në Ligën e Kampioneve, një sfidë kjo që do të transmetohet në Top Channel dhe ka shumë rëndësi për ambiciet e Interit në këtë kompeticion.
Në fakt, në fushën e lojës, në regjinë e mesfushës nuk do të jetë Hakan Calhanoglu, por nuk do të jetë as zëvendësi i tij, Piotr Zielinski. Në rastin e polakut, duket se ka një shpresë të zbehtë për ta parë mes futbollistëve të grumbullura, por mbart një rrezik të madh. Zielinski edhe të hënë bëri një stërvitje të personalizuar për problemin e tij në këmbë që po e shqetëson prej 2 javësh dhe kjo do të thotë që në rastin më të mirë, Zielinski vetëm do të jetë në pankinë.
Përsa i përket Calhanoglu, është thënë gjithçka pas ndeshjes në Bergamo, mesfushori turk do të kryejë testet klinike për të mësuar shkallën e dëmtimit muskular të pësuar kundër Atalantës. është e sigurt se Calhanoglu do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kapioneve dhe në dy sfidat e kampionatit dhe Kupës së Italisë kundër Genoas, por frika është se Interi mund ta humbasë mesfushorin turk për 3 javë.
Përsa i përket ndeshjes të së mërkurës, Interi është në emergjencë të plotë përsa i përket organizimit të lojës, për ndeshjet e ardhshme kur të kthehet edhe Zielinski situata do të përmirësohet, të paktën përsa iu përket numrave, me Chivun që do të ketë mundësi të plotësojë mungesat. Zëvendësi natyral i Calhanoglu, në mungesë të Zielinskit do të duhej të ishte Stankovic. Por, serbi është aktivizuar shumë pak deri më tani. Ndonjëherë, siç ndodh në situata të tilla, emergjenca mund të kthehet në një mundësi, nëse zgjedhim ta shohim me optimizëm. Gjithçka varet nga gatishmëria e Chivut për të marrë një rrezik dhe nga besimi që do të arrijë t’i japë futbollistit të ri, i cili sezonin e kaluar, te Brugge, zhvilloi një sezon shumë të mirë pikërisht falë besimit të marrë.
Top Channel