Detaje të reja nga ‘çështja Musiala’/ Janë fshehur informacionet për gjendjen e futbollistit?
Jamal Musiala po bashkëjeton me atë ashtuquajturën krizë të humbjes së vetëdijes dhe aktualisht po përballet me vështirësi në lidhje me terapinë farmakologjike, një aspekt që sipas ‘Bild’ mund të shpjegojë se përse ende nuk ka mundur të gjejë rendimentin e tij më të mirë, edhe pse nuk ka konfirmime zyrtare nga Bayerni i Mynihut.
Ai që qartëson në përgjithësi implikimet klinike të kësaj patologjia edhe pse nuk e ka kuruar drejtpërdrejt futbollistin është profesor Christoph Kleinschnitz, drejtori i repartit neurologjik të Spitalit Universitar të Essen, i cili nënvizoi se sa i hollë është kufiri në përcaktimin e dozës ideale. ‘Me një dozë të pamjaftueshme, krizat rishfaqen, ndërsa një dozë më e lartë mund të shkaktojë lodhje, ngadalësim të reflekseve dhe probleme me koordinimin-tha Kleinschnitz.
Në këndvështrimin mjekësor, prioritet absolut mbetet gjetja e një pike ekuilibri për të mundësuar eliminimin e episodeve duke kufizuar efektet e padëshiruar, pasi, siç paralajmëron edhe vetë specialisti, një frekuencë tepër e lartë mund të dëmtojë strukturën e trurit. Vetë Kleinschnitz theksoi se kjo situatë nuk duhet konsideruar si e jashtëzakonshme duke kujtuar përhapjen e këtyre shqetësimëve sidomos në moshë të re.
‘Problemi i Musialës ka të bëjë me 0.5 deri në 1% të popullsisë së përgjithshme-shtoi ai-format e epilepsisë nuk janë kaq të rralla, sidomos te të rinjtë’
E megjithatë bota e futbollit është e shqetësuar për yllin e Bayernit të mynihut. Këtë e vërteton vizita që 4 prej emrave më të njohur; Erling Haaland, Jude Bellingham, Hugo Ekitike dhe Michael Olise i bënë Jamal Musialës në spital duke i ngritur moralin futbollistit në një moment ku ai ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve.
Top Channel