E shtunë, 29 Shkurt 2020
15:14
Rama: Amnisti për gjithë shqiptarët/ “Të deklarojnë asetet dhe paratë, përjashtohen politikanët, gjykatës dhe kriminelë”

Kryesocialisti Edi Rama njoftoi nga kongresi i Partisë Socialiste një amnisti për të gjithë ata shqiptarë brenda dhe jashtë vendit të cilët kanë punuar në të zezë duke i ftuar të formalizojnë pasurinë e vënë, por ka edhe përjashtim.

15:03
Arrestohen dy persona ‘tmerri’ i makinave në Vlorë

Policia e Vlorës ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme janë arrestuar dy persona.

14:26
Ndryshimi drastik/ Peshonte 137 kilogramë, 24 vjeçarja i lë të gjithë me “gojë hapur”

Një vajzë e varur nga ushqimi, e cila konsumonte më shumë se dy herë hamburger në ditë dhe madje ishte aq e shëndoshë sa nuk mundej dot për të udhëtuar në parkun e lojërave, që prej asaj kohe e ka kthyer jetën e aj në një mision për t’u dobësuar.

14:22
Sllovaki, zgjedhjet parlamentare/ Votimi nën hijen e një vrasjeje

Në Sllovaki po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, rezultati  varet shumë nga kujtimi i një vrasjeje që e tronditi vendin nga themelet. “Dua t’u lutem vetëm për diçka: Merrni pjesë në votime dhe vendosni me mendje e zemër”, tha Jozef Kuciak gjatë një demonstrate në Bratislavë në 21 shkurt, dita, kur u mbushën dy vjet nga vrasja e djalit të tij, Jan dhe të fejuarës, Kusnirova.

14:17
Cakaj në Kongresin e PS: KE do të japë edhe njëherë dëshminë se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në fjalën e tij në Kongresin e PS u ndal veçanërisht në çështjen e Integrimit Evropian të Shqipërisë.

14:03
Duke udhëtuar në New York-un e viteve 1911, tre vite para Luftës së Parë Botërore

Video e vitit 1991 me titull “Një udhëtim nëpër qytetin e New York-ut” është rikthyer në jetë më shumë se njëqind vjet më vonë, nga inteligjenca artificiale. Një kompani suedeze e prodhimit të filmave u kujdes që pamjet të ktheheshin nga formati bardh e zi, në një version me ngjyra.

13:55
Partizani akuzon arbitrat me një deklaratë për shtyp!

Menjëherë pas humbjes së thellë në derbin e kryeqytetit, Partizani ka reaguar me një deklaratë për shtyp ku sulmon arbitrat për protagonizmin e tyre. Sipas klubit të kuq, Juxhin Xhaja dhe ndihmësit e tij, u bënë një faktor përcaktues në rezultatin e derbit.

13:52
Meta në konferencë shtypi/ Fakte të reja për atë që e cilëson grushti i shtetit para tubimit të 2 marsit

Pak metra distancë nga pallati i kongreseve, atje ku janë mbledhur socialistët në kongresin e tyre tre ditor zgjedhor, Ilir Meta ka dalë në një konferencë shtypi, për të treguar sipas tij fakte të reja për atë që ai e cilëson grusht shteti dhe që të hënën në 2 mars ka thirrur shqiptarët në një tubim.

13:47
Kongresi zgjedhor i PS/ “Mandat i tretë qeverisës me Ramën kryeministër”

Partia Socialiste po mban kongresin tre ditor zgjedhor ne Pallatin e Kongreseve. Dita e parë dje iu kushtua grave, ndërsa sot që në orën 10.00 po flasin me radhë ministrat e kabinetit qeveritar dhe pas tyre Kryetari i PS-se dhe kryeministri Edi Rama.

13:37
Rama: Për mandatin e tretë na duhen 800 mijë vota

Kryeministri Edi Rama është shprehur nga kongresi i Partisë Socialiste se për mandatin e tretë duhen 800 mijë vota.

13:32
Rama: Paga minimale do të jetë 300 mijë lek nga 1 janari 2021

Kryeministri Edi Rama është shprehur se paga minimale në Shqipëri nga 1 janari i vitit 2021 do të jetë 300 mijë lek (të vjetra).

13:22
Efekti i koronavirusit? Spikerja italiane mbytet nga kolla në transmetim live!

Një spikere e Tg5 në Itali u mbyt nga kolla gjatë edicionit të lajmeve, dhe kjo situatë nuk i ka shpëtuar kanalit social që suksesin e tij e mbështet pikërisht tek ironia, Trash Italiano, e postoi videon disa sekondëshe duke e shoqëruar me mesazhin: “ efekt i virusit”.

13:17
Itali, flet gruaja e shëruar nga virusi: Histeri e madhe, kush e merr mbijeton, nuk vdes!

“Paniku ka pushtuar të gjithë vendin, por unë u shërova nga koronavirusi”: Morena Colombi, 59 vjeç nga Trucazzano, ne rajonin e Milanos, ka vendosur të flasë pas pneumonisë që i shkaktoi prekja nga Covid 19.

13:12
Analistët: Po sfidojmë SHBA/ Vendimi i Kurtit për heqjen e pjesshme të taksës me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ndonjë aleat për te avansuar planin e tij për heqjen graduale të tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia.

13:04
Meta: Nuk do të habitesha nëse do të jepej lajmi për dy persona me Koronavirus

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për shtyp ku është shprehur se nuk do të çuditej nëse nesër do të dëgjonte se dy persona janë prekur nga Koronavirusi.

13:00
Elisa Spiropali: Mbrojtësit e sistemit të kalbur me Kushtetutë në dorë, helm në gojë dhe thikë pas shpine Shqipërisë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali teksa ka mbajtur një fjalim në Kongresin e  Partisë Socialiste ka hedhur akuza edhe ndaj presidentit Ilir Meta,i cili prej kohësh po e cilëson mazhorancën si një forcë politike që po bën grusht shteti.

12:53
Kryeagjenti grek në Shqipëri/ “Gjurmë shqiptare” rindërton sonte figurën e një anti-shqiptari

Ai është padyshim njeriu që shfaqet më shumë se kushdo në dokumenta zyrtare dhe gjithkund lidhet me çështjen e të ashtuquajturit Vorio Epir.

12:47
Burri që u martua me dy gra njëherësh: Jemi të hapur për të mirëpritur të tjera gra në jetën tonë

Një treshe poligamike (Bashkëjetesa e një burri me disa gra njëkohësisht, si një formë e martesës), të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre duke u martuar në një “ceremoni tradicionale”, kanë zbuluar se janë akoma të hapur për të përfshirë më shumë gra në jetën e tyre.

12:43
Indiferenca që vret/ Vrasja e gruas në Durrës, askush nuk reagoi për debatin apo të njoftonte policinë

Jo vetëm dhuna dhe krimi në familje, po dhe “indiferenca” ndaj saj mbetet një problem tepër i ndjeshëm në vend. Vrasja e një gruaje në mes të ditës, në një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit bregdetar nuk u dëgjua dhe nuk u raportua nga askush. Viktima, një grua 58-vjeçare u godit nga bashkëshorti me hekurin që përdorej për uljen e qepenit të dyqanit të tyre të metrazheve, pas një debati të nxehtë mes tyre, po askush në bizneset ngjitur me dyqanin e metrazheve, ku ndodhi krimi, apo nga kalimtarët e shumtë në trotuar, nuk reagoi. As nuk njoftuan policinë përmes një telefonate.

12:29
Shtyhet ndeshja Juventus-Inter, do të luhet pas dy muajsh

Ditën e sotme federata Italiane ka marrë në konsideratë kërkesën e Juventus për të shtyrë ndeshjen e ditës së nesërme kundër Interit dhe është vendosur që të luhet më 13 maj.

12:16
Arrestohet për prodhim dhe falsifikim të mallrave ushqimor 38 vjeçari

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 38 vjeçar i cili ishte distributori i një kompanie që tregton mallra ushqimore.

12:02
Veliaj jep lajmin e mirë, dy kampuse të reja universitare në Tiranë: PS e vetmja parti e studentëve

Bashkia e Tiranës do të ndërtojë dy kampuse të reja universitare të cilat do të ofrojnë të gjitha standardet për të gjithë ata të rinj që studiojnë në Universitetin e Tiranës apo në Universitetin Bujqësor.

11:59
Përleshje në kufi, grekët përdorin gaz lotsjellës kundër emigrantëve të mbërritur nga Turqia!

Trupat kufitare greke kanë përdorur gazin lotsjellës mbi emigrantët e mbërritur nga Turqia, të vendosura të mos e lejojnë hyrjen e tyre në vend. “Gjatë gjithë natës forcat e sigurisë kanë parandaluar kalimet e paligjshme të kufijve,” i tha Ministri i Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos televizionit informativ Skai, ndërsa shtoi se disa emigrantë janë arrestuar.

11:51
Tensione mes Ankarasë dhe Moskës? Drejt Sirisë nisen dy luftanije ruse

Rusia njoftoi nisjen e sy luftanijeve drejt Sirisë pas zhvillimeve të fundit atje, vrasjes së 33 ushtarëve turq dhe egërsimit të Rexhep Tajip Erdoganit.

11:47
Virusi në Itali nuk ka hyrë tani? Pneumoni anormale që nga mesi i janarit!

Në provincën e Lodit në Itali, mjekët kanë vënë re pneumoni anormale që nga mesi i muajit janar. Por për këta pacientë nuk është menduar se mund të kenë qenë të infektuar me koronavirus; ata janë trajtuar me antibiotikët e zakonshëm.

11:38
Tirana epiqendër e turizmit. Nga muzika te sporti, ja çfarë ka rezervuar Bashkia këtë fundjavë për kryeqytetasit

Fundjava e fundit e muajit shkurt vjen plot aktivitete në kryeqytet! Bashkia Tiranë sjell këtë të shtunë një aktivitet me muzikë, interpretime, poezi, rrëfime, humor e fotografi pranë një prej veprave më të njohura të instalacionit të artit publik, ideuar nga artisti i mirënjohur japonez, Sou Fujimoto.

11:32
Iran/ Koronavirusi prek 4 zyrtarë, anullohet falja e të premtes

Katër ligjvënës iranianë janë infektuar me koronavirusin e ri, teksa ky virus po përhapet me shpejtësi në Iran, duke detyruar autoritetet që të anulojnë mbajtjen e Lutjeve të së Premtes në shumë xhami në mbarë vendin. Mohammad Ali Vakili, anëtar i presidiumit parlamentar, tha përmes një postimi në Twitter se katër deputetë janë infektuar me koronavirusin e ri.

11:22
Dhuna çnjerëzore, gruaja publikon fotot: Burri më rrihte çdo ditë për rreth 5 vite

Një viktimë e dhunës në familje ka folur me guxim për “pesë vitet e ferrit” që kaloi me ish-partnerin, i cili sipas saj, e dhunonte çdo ditë.

11:11
Flet Henri Çili: Akuzat që më bëhen janë tërësisht të manipuluara

Gazetari Henri Çili ka folur pas ndalimit të tij nga policia një ditë më parë.

10:48
Ditëlindja e blogeres kthehet në tragjedi, 2 të vdekur dhe gjashtë në gjendje të rëndë

Të paktën dy njerëz kanë mbetur të vdekur dhe gjashtë të tjerë janë në gjendje të rëndë, pasi u helmuan si pasojë e përzierjes së akullit të thatë me ujin e pishinës, gjë e cila  ka shkaktuar çlirimin e dioksidit të karbonit gjatë festës së ditëlindjes së një blogerjeje të njohur ruse.

10:41
Derbi nuk mbyllet pa incidente, e pësojnë 11 persona

Dy persona janë arrestuar për veprën penale shkatërrim të pronës, prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipit të Tiranës dhe Partizanit, në stadiumin “Air Albania”.

10:28
Reporteri lë nam! I aktivizohen  filtrat e ‘Facebook’ gjatë lidhjes live

Një reporter në Karolinën e Veriut nuk e kuptoi se kishte aktivizuar filtrat teksa ishte duke raportuar live në Facebook. Gjatë raportimit ai  shfaqet me një mjekër qesharake të një magjistari dhe sy të stërmëdha të një kafshe të egër.

10:22
Majko: Presim mandatin e tretë

Në orën 10.00 nisën punimet e ditës së dytë të Kongresit Zgjedhor të PSSH. Nga ky kongres për mikrofonin e Top Channel ka folur Pandeli Majko, ministri i Diasporës.

10:15
Lajm i madh për Kosovën, Arbër Zeneli grumbullohet nga Reims pas 8 muajsh mungesë!

Momenti i shumëpritur për Arbër Zenelin vjen. Pas 8 muajsh, mungesë për shkak të një dëmtimi të rëndë, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është grumbulluar nga skuadra e tij Reims për ndeshjen e kësaj fundjave në Ligue 1 ndaj Monacos.

10:02
Durrës/ I riu përplaset me makinën e policisë, plagosen dy efektivë

Dy efektivë policie kanë marrë plagë të lehta sipasojë e një incidenti, ku një i ri i ka aksidentuar makinën e patrullës tek “Ura e Dajlanit”.

09:54
Sa është mundësia për të vdekur nga Koronavirusi?

Bota është alarmuar së tepërmi nga virusi vdekjeprurës të njohur gjerësisht si koronavirus. Epidemia famëkeqe vatrën kryesore e ka në Kinë, i cili është dhe vendi i origjinës.

09:47
Iran/ Numri i viktima shkon në 210, shteti fsheh rastet: Janë 34

Të paktën 210 njerëz në Iran kanë vdekur si rezultat i sëmundjes së re koronavirus, bënë me dije burime në sistemin shëndetësor të vendit për BBC.

09:36
Arrestohet 57-vjeçari, ju gjet kallash në shtëpi

Një 57 vjeçar në Berat ka rënë në pranga pasi në banesën e tij është gjetur nga policia një armë zjarri, kallashnikov.

09:27
Konfirmohet rasti i parë me Koronavirus në Irlandë, fillon kërkimi i personave që kanë udhëtuar në avion me të

Është konfirmuar rasti i parë i Koronavirusit edhe në Irlandën e Veriut. Shteti ka nisur kërkimin e të gjithë personave që kishin qenë në kontakt të ngushtë gruan e infektuar, thanë zyrtarët.

09:04
Imazheria Bashkëkohore në Tiranë

Imazheria është një specialitet i rëndësishëm mjekësor që nëpërmjet teknikave gjithmonë e më të sofistikuara, të dixhitalizuara dhe jo invazive i mundëson mjekëve të shohin ndryshimet strukturore që ndodhin brenda organizmit të njeriut.

08:59
Përfundon testi për tre personat e dyshuar për Koronavirus, reagon ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se Shqipëria mbetet e paprekur sa i përket Koronavirusit.

08:50
Sormani: Ndeshjen e vendosi arbitri, derbi zgjati vetëm 18 minuta

I zhgënjyer për rezultatin. Adolfo Sormani e kishte me arbitrin pasi sipas tij ishte kryesori Juxhin Xhaja ai që ndryshoi fatet e derbit Tirana-Partizani me vendimet e tij. Sipas trajnerit italian të Partizanit gjykimi ishte me dy standarte dhe ndeshja mbaroi pas 18 minutash, ndërkohë që Sormani shtoi se nuk ka frikë nga shkarkimi pasi ai punon nga mengjesi në darkë me kokën lart për të mirën e Partizanit.

08:30
Ndërron jetë Vito Kapo, e veja e Hysni Kapos

Pak ditë pasi ndërroi jetë Nexhmie Hoxha në moshën 99 vjeçare, ka ndërruar jetë edhe Vito Kapo e veja e Hysni Kapos në moshën 97-vjeçare, ish numri dy i PPSH-së.

08:20
Durrës/ Kërcënonte bashkëshorten me thikë, arrestohet 61 vjeçari

Policia e Durrësit bën me dije se janë arrestuar 3 persona, dy prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur ndërsa një 61 vjeçar për dhunë në familje.

07:57
Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

07:42
Konfirmohen 3 raste të reja në SHBA

Koronavirus ka mbërritur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas mediave të huaja në SHBA konfirmohen 3 raste me koronavirus.

07:00
Pesë gjëra fantastike që bën truri kur je në gjumë

Njeriu shpenzon një të tretën e jetës së tij duke fjetur gjumë. Ky informacion është mjaft domethënës, sidomos për faktin se gjumi është thelbësor për organizmin njësoj si ushqyerja. Pavarësisht domosdoshmërisë së tij, ekspertët akoma janë të paqartë mbi nevojën për gjumë të organizmit, ndërkohë që truri nuk fle, përkundrazi punon me një furi të paparë.

06:54
Koronavirus vazhdon përhapjen, rregjistrohen 594 raste të reja në Korenë e Jugut

Vazhdon të rritet numri i të prekurve nga koronavirus. Korea e Jugut ka shënuar rritjen më të madhe që kur virusi u regjistrua në këtë vend.

06:12
Frika ndaj koronavirusit ul imunitetin, ja këshillat e ekspertëve

Kryefjala e dy muajve të fundit është virusi i ri infektiv që ka prekur botën. Quhet koronavirus apo COVID-19, por ju me siguri keni dëgjuar të flitet së paku një herë në ditë për të. Informacioni i shumtë dhe i domosdoshëm për parandalimin e sëmundjes, ka qarkulluar që nga Janari në mediat, konferencat apo mbledhjet shtetërore nëpër të gjithë globin.

05:51
Të drejtat e njeriut parandalojnë konfliktet dhe sigurojnë paqen

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, kërkon të rrisë bashkëpunimin e organeve të OKB në interes të të drejtave të njeriut. Mbrojtja e të drejtave të njeriut duhet të parandalojë konfliktet.

05:33
Libi, zjarr në aeroportin Mitiga për shkak të sulmeve nga milicët e Haftarit

Një hangar në aeroportin Mitiga të Tripolit është përfshirë nga flakët si pasojë e sulmeve nga milicët e Khalifa Haftar, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë.

05:10
Stoltenberg: NATO aktualisht ofron mbështetje për Turqinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoletenberg ka deklaruar se “NATO aktualisht ofron mbështetje për Turqinë. Aleatët po shohin se çfarë mund të bëhet më tepër për Turqinë”. Në një deklaratë për media pas mbledhjes së zhvilluar me kërkesë të Turqisë për Sirinë në selinë e NATO-s në Bruksel, Stoltenberg rikujtoi se mbrëmë zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu lidhur me zhvillimet në Siri dhe se Çavuşoğlu kërkoi organizimin e mbledhjes së Këshillit në ditën e sotme.

04:27
Presidenti Trump emëroi ligjvënësin John Ratcliffe për drejtor të Zbulimit Kombëtar

Presidenti amerikan, Donald Trump, të premten emëroi ligjvënësin John Ratcliffe në krye të komunitetit të shërbimeve amerikane të zbulimit.

03:55
SHBA: Do të rrisim prodhimin e dorezave dhe maskave

Sekretari amerikan i Shëndetësisë Aleks Azar tha të premten se Shtetet e Bashkuara do të përdorin kompetenca të veçanta për të rritur prodhimin e maskave, dorezave, veshjeve speciale dhe artikujve të tjerë për të luftuar koronavirusin. Komentet vijnë në një kohë që administrata e Presidentit Trump po kritikohet nga demokratët lidhur me reagimin e saj ndaj krizës.

03:24
Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin Trump

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump. Sipas një njoftimi nga zyra e komunikimit të presidencës thuhet se në bisedë krahas çështjeve dypalëshe u diskutuan edhe çështjet rajonale kryesisht zhvillimet e fundit në Idlib.

02:55
OBSH-ja e pranon: Rreziku i koronavirusit tmerrësisht i lartë, mund të preken të gjithë vendet!

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka ngritur nivelin e rrezikut nga koronavirusi në “tejet të lartë”, e tani thotë se shumica, në mos të gjithë vendet e botës duhet të presin shpërthim të epidemisë. Situata e koronavirusit “po përkeqësohet”, deklaroi OBSH-ja, pasi Nigeria konfirmoi rastin e parë në Afrikën nën-Sahariane.

02:19
Birra Corona nuk preferohet më, shkak ngjashmëria me emrin e virusit vdekjeprurës

Birra meksikane Corona po shmanget nga disa pijedashës amerikanë për shkak të frikës që po rritet vazhdimisht në lidhje me koronavirusin që ka alarmuar botën.

01:58
Foto/ Parisi në flakë! Protestuesit djegin stacionin hekurudhor “Gare de Lyon”

Policia franceze ka evokuar stacionin hekurudhor “Gare de Lyon” në Paris, pas një zjarri të madh që shpërtheu, të shkaktuar nga protestuesit.

01:27
Video/ Tronditëse! Burri i vendos flakën vetes përpara parlamentit ukrainas

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur Alexandër Burlakov nga Ukraina i vendos flakën vetes përpara godinës së Parlamentit në Kiev. Ngjarja ndodhi në momentin kur para institucionit shtetërorë ishin grumbulluar një grup i konsiderueshëm punonjësish mjekësor, të cilët ndodheshin aty për të protestuar në lidhje me përmirësimin e kushteve të punës.

00:53
Foto/ Prifti: Ju kontrolloheni nga djalli, lesbiket e injorojnë duke u puthur

Në fotot e publikuara shikohen se si lesbiket injorojnë urdhrin e një prifti të krishterë, teksa ky i fundit i thotë “të pendohen për mëkatet e tyre”, duke u puthur në buzë përpara syve të tij.

00:18
E rëndë/ Babai sulmon seksualisht djalin e tij 6 vjeçar me shkop, pasi hëngri një tortë pa leje

Një baba akuzohet se ka vrarë djalin e tij gjashtë vjeçar duke e sulmuar “seksualisht” me shkop, në formë ndëshkimi ndaj të ndjerit sepse kishte ngrënë një copë tortë pa leje.

E premte, 28 Shkurt 2020
23:56
Çifti vendoset brenda një valixheje dhe hidhen në lumë, gjendet trupi i burrit, gruaja ende në kërkim

Një çift i martuar kinez u lidhën, u vendosën brenda dy valixheve dhe u hodhën në një lumë, ndonëse ishte akoma gjallë, ngjarja ka ndodhur në Tajlandë, njoftoi policia. Trupi i Wang Jun u gjet në një valixhe të zezë që lundronte në lumin Ping, në Kamphaeng Phet, të Tajlandës qendrore.

22:42
Përhapja e shpejtë e koronavirusit rrit frikën e pandemisë

Përhapja e shpejtë e koronavirusit e ka shtuar frikën e një pandemie. Të premten, gjashtë vende raportuan rastet e tyre të para ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë e rriti në “shumë të lartë” rrezikun që koronavirusi të përhapet në shkallë globale.

22:32
Halili: Fitore e madhe, tifozët janë oksigjeni i Tiranës

Në mikrofonin e Supersport presidenti i Tiranës Refik Halili u shfaq shumë i lumtur për fitoren e thellë që arriti Tirana e tij në derbin ndaj Partizanit duke e analizuar kështu sfidën.

22:27
Pas Gregut edhe kryeministri Rama “thumbon” Olsin dhe Braçen për humbjen e Partizanit: Halle halle kjo dynja…

Pas fotove të Greg Ramës ku me një shall të Tiranës ku ironizonte Partizanin për humbjen në derbin kryeqytetas, ka reaguar edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

22:25
Rrëmbeu vajzën e ish-gruas, e përdhunoi për 20 vite dhe bënë 9 fëmijë së bashku, dënohet me burg të përjetshëm

Një burrë nga Oklahoma, i cili përdhunoi për vite me radhë vajzën e ish- gruas së tij që kur ajo ishte 12 vjeçe dhe më pas u arratis së bashku me të për në Meksikë dhe bënë së bashku 9 fëmijë, është dënuar me burgim të përjetshëm.

22:21
Shkenctarët pretendojnë se antibiotikët parandalojnë koronavirusin, OBSH e hedh poshtë

Shkencëtarët pretendojnë se antibiotikët që gjendet gjerësisht në treg mund të jenë çelësi kryesor i trajtimit të koronaviruist. Deri më tani më shumë se 82.000 mijë persona janë infektuar në të gjithë botën dhe 2.800 persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e epidemisë vdekjeprurëse.

22:17
Cërrik/ Pacientëve me dializë  u bie të fikët në trasportin publik.  Bashkia:” S’ është përgjegjësi e jona”

 Pacientët nga qyteti i Cërrikut që trajtohen me dializë udhëtojnë me transport publik të rastësishëm për të marrë trajtimin e detyruar mjekësor në spitalin Rajonal të Elbasanit. Për më shumë se tre vjet, këta pacientë udhëtojnë me transport të rastësishëm dhe jo me një transport të posaçëm pasi shërbimi që ata marrin kërkon kujdes. Në emisionin Fiks Fare, këta pacientë kanë denoncuar mungesën e transportit pasi i vështirëson vajtjen në spital dhe ardhjen në banesë kur kryejnë shërbimin e dializës. Zonja Vesire Metushi, jeton në fshatin Linas të Cërrikut. Për të kryer shërbimin e dializës, zonja Metushi niset që në orën 4:10 të mëngjesit dhe i duhet të eci mbi 30 minuta në këmbë që të dalë në rrugën kryesore e të marrë një mjet të rastësishëm.

22:12
Batha: Fitore magjike, por Partizani meriton komplimente!

Idriz Batha ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në derbin ndaj Tiranës,  pasi përveç se realizoi dy gola me penallti ishte dhe një motor i vërtetë në mesfushë. Në intervistën për Supersport pas ndeshjes, Batha ish-lojtar i Partizanit e analizoi kështu sfidën.

21:56
Top Talk: Bamir Topi rrëfen çfarë e lidh 21 Janarin 2011 dhe 2 Marsin 2020

I ftuar në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte ish- Presidenti i Republikës Bamir Topi. Në studio u fol në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vendi tonë.

21:54
Turqia hap dyert për emigrantët drejt Evropës; Qindra mësyjnë pikën tokësore drejt Greqisë

Greqia ka përdorur sot gaz lotsjellës ndaj qindra emigrantëve që ishin mbledhur në pikën e saj tokësore me Turqinë, disa orë pasi Ankaraja tha se nuk do t’i ndalojë më ata të vërshojnë drejt Evropës.

21:39
SHBA në alarm nga COVID 19/ Ekspertët thonë se javën e ardhshme do të ketë më shuam raste

Ekspertët amerikanë paralajmërojnë se në Shtetet e Bashkuara pritet të ketë shumë më tepër raste me koronavirus, se sa ato që janë deri tani.

21:31
Akuza imoraliteti ndaj njerkës; Hoqi bluzën para fëmijëve në shtëpinë e saj

Një grua është akuzuar për imoralitet pasi fëmijët e burrit e panë pa bluzë në shtëpinë e saj.

21:23
Derbi i kryeqytetit/ Greg Rama me shallin e Tiranës në qafë “sfidë” xhaxhait: E vërteta doli në shesh…

Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama ditën e sotme ka festuar në shkallët e stadiumiut fitoren e Tiranës 5-1 kundër Partizanit të xhaxhait të tij Olsi Ramës.

21:09
Koronavirusi/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut anulon tubimet publike deri më 6 mars

Qeveria rekomandon anulimin e të gjitha tubimeve masive publike, si masë për ndalimi për koronavirusin.

21:05
Tirana ‘shuplakë’ Partizanit, demat luajnë vetëm dy minuta

Tirana ka mposhtur me rezultati 5-1 Partizanin në kryendeshjen e javës së 24-ër, duke u konfirmuar tashmë si pretendente për fitoren e kampionatit.

21:05
Nëna angazhon të birin me shokët për të vrarë babanë për sigurimin e jetës

Në një histori tronditëse të zbuluar së fundmi në gjyq në SHBA, një nënë akuzohet se ka angazhuar të birin dhe shokun e tij të ngushtë për të vrarë burrin dhe të bijën e saj.

20:56
Edhe Cristiano Ronaldo do ta kishte zili, Ernest Muçi shtang Partizanin. Tirana shënon të 5-tin

Ernest Muçi ka shënuar një super gol nga goditje dënimi në sfidën midis Tiranës dhe Partizanit.

20:50
Atentate dhe grusht-shteti në disa vende/ Ndjekje ndërkombëtare për agjentin rus, që nga Spanja deri në Bullgari

Një ndjekje ndërkombëtare për një agjent rus, të akuzuar për thurje komplotesh për atentate dhe grusht-shteti në disa vende, po hedh dritë se si janë shtuar aktivitetet e fshehta të Rusisë në mbarë Evropën, sipas analistëve të agjencive perëndimore të zbulimit.

20:49
Tirana shënon edhe golin e katër, nuk ka më histori në derbi

Tirana ka shënuar edhe golin e katërt në ndeshjen që po luan kundër Partizanit.

20:45
Burri mbyt në liqen gruan me paaftësi dhe arratiset në Kinë te e dashura online

71 vjeçari Peter Rex Dansie është burgosur kësaj jave për vrasjen “mizore” të bashkëshortes së tij me paaftësi Helen, për të krijuar një lidhje me një kineze që e kishte njohur në internet.

20:42
Kanë mbetur shumë pak ditë, nxitoni të bëheni pjesë e “Take Me Out Albania”

Nëse nuk keni aplikuar më parë, jeni ende në kohë të bëheni pjesë e “Take Me Out Albania”!

20:33
Testohen 30 raste për koronavirus në Kosovë, reagon Instituti i Shëndetit Publik

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme ka marrë informata nga Klinika Infektive e QKUK-së për shtatë raste të dyshimta në COVID-19.

20:26
Greqia shtrëngon masat në kufi me Turqinë për të ndalur migrantët

Greqia shtrëngoi kontrollet kufitare të premten, duke dërguar forca të sigurisë për të sprapsur migrantët që po i drejtohen vendit në rrugë detare e tokësore pas paralajmërimit të Turqisë se nuk do ta ndalë më, largimin e refugjatëve.

20:23
Flota kineze shënjestron me lazer gjuajtësit amerikanë në Paqësor

Flota kineze shënjestron me lazer gjuajtësit amerikanë në Paqësor Një luftë anije kineze mbajti në shënjestër me një lazer të shkallës së lartë një avion zbulues P-8A të marinës amerikane  që fluturonte në Paqësor , raportoi flota e SHBA. Në një deklaratë, SHBA akuzoi luftanijen e Marinës së Ushtrisë Çlirimtare të Popullit (Kinës) për veprime […]

20:14
Orë mësimi për koronavirusin/ Tiranë, mësuesit u flasin nxënësve çdo mëngjes

Në shkolla kanë nisur orët edukuese për parandalimin e përhapjes së viruseve. Në faqet e mureve janë vendosur hapat që duhen të ndiqen nga nxënësit për t’u mbrojtur ndaj korona virusit, ndërsa nuk mungon shpjegimi i mësuesve të biologjisë mbi këtë temë.

20:07
Vuçiç: Mashtrim i Kurtit/ “E bëri lëvizjen një ditë para së unë të nisem në SHBA”

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e quajti vendimin e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të hequr pjesërisht tarifat mbi importet serbe si ”përpjekje për mashtrimin e radhës”.

20:03
“Volvo 4”, SPAK nuk ia doli/ Nuk i konkretizoi dot akuzat për 25 të pandehurit e dosjes “Avdylaj”

Gati dy vjet nga mega operacioni Volvo 4, prokuroria e posaçme SPAK nuk ja doli dot mbanë të individualizojë dhe konkretizoje akuzat për secilin nga 25 të pandehurit e dosjes Avdylajt. ndonëse hetimet u mbyllën në janar 2020, kur gjyqtarja paraprake kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkoi të deklaroheshin akuzat për secilin nga të prangosurit, prokuroria heshti

19:53
Të gjithë kundër Kurtit/ LDK: Taksa të hiqet e plotë. Haradinaj: Ka marrëveshje me Vuçiç

Java e ardhshme është afati i fundit i dhënë nga SHBA-të ndaj Qeverisë Kurti për heqjen e plotë të taksës ndaj Serbisë.

19:50
Shpërndanin kokainë me biçikleta, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë

Dy vëllezër shqiptarë, 26 dhe 29 vjeç janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për shpërndarje kokaine.

19:46
Kongresi zgjedhor i PS/ Dita e parë fokusohet tek gruaja dhe nisma e re “Edhe Një”

Në kongresin zgjedhor të partisë socialiste, kreu i saj Edi Rama deklaroi se gratë janë arma e fundit për të reformuar PS-në.

19:45
OBSH-ja e pranon: Rreziku i koronavirusit, tmerrësisht i lartë, mund të preken të gjithë vendet!

Organizata botërore e shëndetësisë e ka ngritur nivelin e rrezikut nga koronavirusi në “shumë të lartë”, e tani thotë se shumica, në mos të gjithë vendet e botës duhet të presin shpërthim të epidemisë. Situata e koronavirusit “po përkeqësohet”, deklaroi OBSH-ja, pasi Nigeria konfirmoi rastin e parë në Afrikën Nën-Sahariane.

19:25
Tirana nuk di të ndalet, shënon edhe golin e dytë. Dy penallti në 3 minuta për vendasit

Në këto momente në Air Albania Stadium po luhet takimi midis Tiranës dhe Partizanit.

19:22
Maqedoni/ Shoferi i furgonit nga Italia, me simptoma të koronavirusit

Shoferi i furgonit që ka transportuar gruan 50-vjeçare, e vetmja në vendin tonë për momentin e konfirmuar me koronavirus, ka simptomat e virusit. Shoferi është shtruar në spitalin e Strumicës dhe mjekët po bëjnë testimet.

19:22
Kthesë e fortë në derbi, karton i kuq dhe penallti për Tiranën

Në këto momente në Air Albania Stadium po luhet takimi midis Tiranës dhe Partizanit.

19:11
Derbi/ Partizani shënon super gol që në minutën e dytë

Në këto momente në Air Albania Stadium po luhet takimi midis Tiranës dhe Partizanit.

19:05
Bashkëpunim me producentin e Ariana Grandes, këngëtarja shqiptare jep lajmin e mirë

Sot në “Ftesë në 5” ishte e ftuar Anina, këngëtarja simpatike me origjinë shqiptare, që është lindur dhe rritur në Itali.

19:04
 “Mendoja se s’ vleja si nënë e si grua”, aktorja rrëfen periudhën e errët të jetës!

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, aktorja Arjola Demiri u surprizua nga disa njerëz të dashur për të, fillimisht nga gjyshi e më pas nga shoqja e ngushtë.

19:03
U kritikua në “I Love Tropoja”, Arjola Demiri: Ç’faj kisha unë se u zgjodh Rama!

Arjola Demiri ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli edhe për pjesëmarrjen në filmin “I Love Tropoja”.

19:03
Haradinaj: AAK do të mobilizohet për ta kundërshtuar heqjen e taksës

Pas mbledhjes së kryesisë së AAK-së, ish-kryeministri Kurti në një konferencë për media, theksoi se vendimi i kryeministrit Albin Kurti për heqjen e tarifës, është pa kushte dhe pa kundërvlerë për Kosovën.