Ngrihet grupi negociator për bisedimet me BE, Cakaj: Të mbështetet nga të gjithë

29/05/2020 17:27

Tashmë është ngritur grupi negociator i Shqipërisë, i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian. Lajmin e ka bërë të ditur, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në facebook.

Sipas Kryediplomatit, grupi negociator është i përbërë nga një skuadër e rrallë profesionistësh të të gjitha fushave dhe gëzon integritetin e duhur për ta udhëhequr këtë proces.

“Puna e tij duhet të mbështetet nga të gjithë pa përjashtim, ashtu sikurse bashkëpunimi në fushën e integrimit duhet t’i bashkojë të gjithë pavarësisht dallimeve partiake, sepse synimi për anëtarësim në BE është interes themelor e vlerë kombëtare e Shqipërisë!” – ka theksuar Cakaj në përfundim të reagimit të tij.

Top Channel