“Virus i Panikut”/ Shkencëtari Levitt: Karantina mund të ketë shkaktuar më shumë vdekje sesa u përpoq të kursente

29/05/2020 09:54

Karantina mund të ketë shkaktuar më shumë vdekje sesa u përpoq të kursente, ka pohuar një shkencëtar laureat i Nobelit.

Michael Levitt, një profesor i Universitetit Stanford i cili parashikoi saktë shkallën fillestare të pandemisë, sugjeroi që vendimi për t’i mbajtur njerëzit brenda në shtëpi ishte i motivuar nga panika sesa nga mendimi shkencor i mirëfilltë.

Shkencëtari parashikoi që në fillim të pandemisë, se Mbretëria e Bashkuar do të dilte nga Covid-19 brenda disa javësh. Ai i dërgoi mesazhe profesorit Neil Ferguson në mars duke i thënë këshilltarit me ndikim në qeveri se ai e kishte mbivlerësuar numrin e mundshëm të vdekjeve me “10 ose 12 herë”.

“Ideja e profesorit të Kolegjit Imperial, një faktor kryesor në braktisjen e dukshme që qeveria britanike i bëri një politike të ashtuquajtur të imunitetit të tufës, ishte pjesë e një “virusi paniku” të panevojshëm, i cili u përhap në mesin e liderëve politikë globalë”, tha Prof. Levitt.

Prof Levitt, një britaniko-amerikan-izraelit që mori çmimin Nobel për kimi në 2013-n tha:

“Unë mendoj se karantinat nuk shpëtuan asnjë jetë. Ato do të kenë shpëtuar disa jetë nga aksidente rrugore apo diçka e ngjashme, por dëmi social nga abuzimi në familje, divorci, alkoolizmi qe ekstrem, plus ata që nuk u mjekuan për sëmundje të tjera”.

Levitt beson se me disa rekomandime specifike, të tilla si mbajtja e maskave që nga fillimi i shpërthimit dhe miratimi i rregullave të caktuara të distancës sociale, do të kishte dhënë të njëjtin rezultat në aspektin shëndetësor, por me një kosto shumë më të ulët.

“Unë gjykoj se virusi i vërtetë ishte Virusi i Panikut”, tha ai.

Top Channel