Futbolli në vendet e Amerikës së Jugut ofron një panoramë të ndryshme për rikthimin pasi diku është ulur sipari i sezonit e diku tjetër kanë vendosur zyrtarisht ti rikthehen sportit më popullor në planet.

Në Brazil duket se po e injorojnë numrin në rritje të të infektuarve dhe disa qeveri lokale kanë dhënë lejen për të rinisur stërvitjet në grup.
Kampionati shtetëror ndërkohë do zhvillojë javët e mbetura duke startuar nga 14 qershori, pavarësisht oponencës së fortë të thuajse gjysmës së klubeve. Botafogo dhe Fluminense janë kundërshtarët më të flaktë për rinisjen.

Në Kolumbi, qeveria do të aprovojë stërvitjet në grup për divizionin elitar në fundin e muajit qershor, ndërsa kampionati do të nisë vetëm në Gusht. Kohë më të vështira në Argjentinë dhe në Meksikë ku turnetë e futbollit janë arkivuar me kohë, për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit.

Për stërvitjet po mendohet muaji Gisht ndërsa turnetë zyrtarë do të rinisin në tetor, një kohë që gjykohet e mjaftueshme për të lënë krizën, me shpresën se këtë verë do të vijë edhe si dhuratë, shpikja e një vaksine. Në Uruguaj dhe Paraguaj po punohet një protokoll për stërvitjet muajin tjetër ndërsa në Kili, qeveria nuk lejon më pak se Shtatori, si muajin më të afërt të kampionatit.

Top Channel