Inertet e Shijakut gërmadhë/ Pas largimit në qytet do nisë ndërtimi i shtëpive të reja

29/05/2020 15:13

Mijëra ton me inerte ndodhen në zemër të Shijakut. Kjo është lagjja Luginë, fadromat vazhdojnë të rrëzojnë ato pak pallate të dëmtuara që kanë mbetur.

Kryetari i Bashksë së Shijakut, Elton Arbana për Top Channel, tregoi se ku do të shkojnë këto inerte.

Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se Shijaku i ri do të kthehet në destinacion turistik. Por me këtë pamje askush nuk do të guxonte të pushonte. Sipas kryetarit të bashkisë Shijaku i ri, do të ndërtohet në kohë rekord.

Do të jenë godinat arsimore ato që do të rindërtohen të parat, më pas radhën e kanë objektet e banimit. /Rudina Muca/

Top Channel