E diel, 01 Mars 2020
12:29
Dita e verës/ Në Korçë ndizen zjarret dhe sfidohen temperaturat e ulëta

Zjarret me rastin e ditës së Verës kanë sfiduar temperaturat e ulëta në qytetin e Korçës.

12:23
Koronavirusi pastroi ajrin në Kinë/ Bie ndotja për shkak se gjithçka është paralizuar

Imazhet satelitore kanë treguar një rënie të ndjeshme të nivelit të ndotjes mbi kinë, cka vjen sipas agjencisë hapësinore amerikane nasa, për shkak të koronavirusit që ka paralizuar thuajse çdo aspekt të jetës atje.

12:16
Pakësohen bimët medicinale/ Mblidhen pa kriter në Gjirokastër

Sherebela , një prej bimëve më të rëndësishme medicinale në Sarandë, Delvinë e Gjirokastër është duke reduktuar cdo vit sipërfaqen e saj prej vjeljes shkatërrimtare, shkuljes me rrënjë, bagëtive dhe zjarrit.

12:12
“Hapuni dhe lërjani vajzave punët që nuk dini të bëni”/ Rama mesazh të rinjve të FRESSH

Duke folur para të rinjve sot në kongresin e PS, kryeministri Edi Rama tha se FRESSH-i duhet të hapet për t’i dhënë mundësi vajzave të marrin poste drejtuese, një ditë pas i hoqi vërejtje strukturave për hapjen e partisë për ruajtjen e balancës gjinore në postet drejtuese.

11:56
Operacioni “Mezhgorani”/ Sot masa për 30 të arrestuarit, edhe për Henri Çilin

Sot në Përmet pritet të jepet masa e arrestit për 30 të arrestuar në kuadër të operacionit Mezhgorani përfshi edhe opinionistin Henri Çili.

11:48
Rama mesazh Metës: Vendi jo peng i besëlidhjes apo besëlikes

Sot zhvillohet dita e tretë e Kongresit të Partisë Socialiste ku kryefjalë e punimeve të kongresit që ditën e sotme po mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku nesër Meta ka thirrur tubimin për “Besëlidhje”, do të jenë programet për të rinjtë.

11:41
Ruzhdi Tasuni i penduar dhe në lot para gjykatës: Nuk duhej të kisha arritur deri këtu

Po zhvillohet sot seanca ndaj Ruzhdi Tasunit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes Hajdijes, nënës së tre vajzave të tij. Prokurorja e çështjes tha se në pjesën e pasme dhe të majtë të kokës viktima ka pasur 6 plagë.

11:35
“E kam mamin me PD, por zgjodha PS-në”. Rama: Të fala mamit, e ka kuptuar që…

Dita e tretë e kongresit të PS ka nisur dhe ajo u është kushtuar të rinjve.

11:25
Haradinaj “dhëmb për dhëmb” me Ramën: E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh

Nuk ka vonuar përgjigjja e Ramush Haradinaj ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për vendimin e Albin Kurtit për çështjen e taksës ndaj Serbisë.

11:21
Greqi/ Shkon në 7 numri i të prekurve nga koronavirusi

Rritet në shtatë numri i rasteve me koronavirus në Greqi siç kanë bërë me dije organet greke mëngjesin e së dielës.

11:12
Vrau gruan me levë hekuri/ Nis seanca ndaj Ruzhdi Tasunit

Ka nisur seanca për vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj Ruzhdi Tasunit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes Hajdijes, nënës së tre vajzave të tij.

11:08
Do të perëndojë globalizimi nga një virus? Efektet në ekonomi

Koronavirusi ka potencialin të gjunjëzojë ekonominë botërore. Ekspertët llogarisin me efekte të rënda në eksporte dhe zinxhirët e prodhimit e furnizimit. Virusi e ka zënë ndërkohë edhe ekonominë në Gjermani.

10:50
Koronavirusi në Gjermani: Më shumë se 60 raste të konfirmuara, 185 fëmijë po testohen

Pesë ditë pasi numri i rasteve të reja të Coronavirus në Gjermani ishte në zero, ai tejkaloi 60.

10:42
Taksa/ Rama sulmon Haradinaj: Albini mund të jetë gjithçka, po kurrë shërbëtor i Serbisë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për heqjen e tarifës për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina dhe reagimet në politikën kosovare mbi këtë çështje.

10:28
Kërkohet zbatim i dy marrëveshjeve të propozuara me Shqipërinë

Dy marrëveshjet për politikën e jashtme mes Kosovës dhe Shqipërisë, që priten të nënshkruhen në mbledhjen e radhës mes dy qeverive, po shihen si shumë të nevojshme. Por që duhet të zbatohen në praktikë dhe përmes iniciativave zyrtare, e jo të mbesin vetëm në letër.

10:18
“Kemi bërë 29 analiza”/ Ministria e Shëndetësisë: Të gjitha negative, nuk kemi asnjë rast me koronavirus

Deri në këto momente, Shqipëria mbetet e paprekur nga koronavirusi i ri COVID-19.

10:04
​Koronavirusi, kosto në bursa e turizëm

Epidemia e koronavirusit pritet t’i kushtojë turizmit botëror mbi 50 miliardë dollarë nëse do zgjatë me muaj. Efektet e krizës po reflektohen në bursa, ndërsa ekspertët presin që disa nga ekonomitë kryesore në Europë të bien në recesion teknik në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit.

09:58
Luksemburg, nga sot transporti publik falas për të gjithë

Duke nisur nga dita e sotme, 1 mars 2020 transporti publik në Luksemburg do të jetë falas për të gjithë.

09:47
Greqia konfirmon rastin e pestë me koronavirus

Greqia ka konfirmuar rastin e pestë me koronavirus. Pacientja është një mësuese që jeton në Selanik.

09:33
Eliot Engel: Do të punojmë që një ditë ta festojmë pranimin e Kosovës në BE dhe NATO

Kongresmeni Eliot Engel, një përkrahës i gjatë, i çështjes shqiptare veçanërisht i pavarësisë së Kosovës, ka takuar Federatën PanShqiptare Vatra – ndoshta për të qenë dhe i pari kongresist amerikan në 108 vjet që viziton Shtëpinë e Vatrës.

09:19
2 marsi/ Meta publikon pamjet e viteve ’90: Kur shkuam në përballjen finale me kupolën e diktaturës

Presidenti Ilir Meta ka publikuar disa pamje të viteve ’90, kur ai dhe studentët e tjerë u ngritën për t’u përballur me kupolën e diktaturë. Siç e thekson vetë Kreu i Shtetit, në atë kohë diktatura u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent.

09:09
Gjermania nga sot hap dyert për punëtorët e kualifikuar

Nga 1 marsi në Gjermani ka hyrë në fuqi Ligji për Fuqinë Punëtore të Kualifikuar, i cili rregullon në detaje ardhjen e tyre nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

09:02
Sa vdekjeprurës është koronavirusi?

Studiuesit aktualisht mendojnë se pesë deri në 40 raste të koronavirusit në 1.000 veta do të rezultojnë me vdekje.

08:50
Juventusi ka gati ofertën për Gabriel Jesus

Dënimi i Manchester Cityt me dy vite përjashtim nga Liga e Kampionëve mund të bëjë që shumë yje të largohen nga kjo skuadër.

08:39
Shënohet Dita e Diskriminimit Zero

Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime sot në Prishtinë shënon Ditën e Diskriminimit Zero.

08:26
Kurti: Kemi një program që do t’ia transformojë jetën njerëzve në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka folur për mbledhjen e qeverisë të mbajtur të shtunën në Prevallë.

08:12
Plane për fundjavë? Njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cila do të sjellin reshje shiu në zonat veriore.

07:39
Zgjedhjet në Sllovaki/ Fitore e madhe e partisë opozitare

Partia opozitare (OLaNO) ka fituar zgjedhjet parlamentare të Sllovakisë me një fitore të jashtëzakonshme.

06:58
8 mënyra natyrale për të ulur yndyrnat në gjak

Mirëmbajtja e shëndetit të zemrës kërkon nivele të ulëta të yndyrnave apo kolesterolit në gjak. Kolesteroli i keq shkakton trashjen e gjakut duke i çelur rrugën bllokimit të furnizimit me gjak të trurit, zemrës, këmbëve apo veshkave. Një gjë e tillë jo vetëm që mund të shkaktojë atak në zemër por edhe ishemi apo vdekje të parakohshme. Lexoni më poshtë këshillat nga AgroWeb.org për uljen e kolesterolit.

06:42
Ja çfarë ndodh në organizëm nëse pini uthull molle çdo ditë

Shija dhe aroma e uthullës së mollës mund të përbëjnë një faktor pengues për përfitimin e vlerave të këtij produkti. Por pavarësisht aromës dhe shijes, uthulla e mollës përshkruhet si burimi i rinisë së përjetshme. Studime të ndryshme, të cilave i referohet AgroWeb.org konfirmojnë se pirja çdo ditë e këtij lëngu sjell shumë të mira për trupin dhe organizmin.

06:09
Policia greke përdor gaz lotsjellës ndaj migrantëve në kufi me Turqinë

Policia greke ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të migrantëve, që janë mbledhur në kufirin Greqi-Turqi dhe po kërkojnë që të futen në territorin grek. Qeveria greke ka ripërsëritur zotimin e saj se do të ndalojë migrantët që të futen në shtet.

05:41
Katër deputetë iranianë janë infektuar me koronavirusin e ri

Katër ligjvënës iranianë janë infektuar me koronavirusin e ri, teksa ky virus po përhapet me shpejtësi në Iran, duke detyruar autoritetet që të anulojnë mbajtjen e Lutjeve të së Premtes në shumë xhami në mbarë vendin.

05:27
Në 2 mars Vatikani hap arkivat/ Del e vërteta, çfarë dinte Papa për arratisjen e kriminelëve nazistë

Mijëra kriminelë nazistë u arratisën pas Luftës së II Botërore përmes të ashtuquajturit shtegu i minjve, kryesisht në Amerikën Latine – me ndihmën e Vatikanit. Në 2 mars hapen arkivat e Piut XII, dhe shumë shpresojnë që ato t`i japin një përgjigje pyetjes se çfarë dinte Papa për këtë?

04:50
Tensione mes Ankarasë dhe Moskës? Drejt Sirisë nisen dy luftanije ruse

Rusia njoftoi nisjen e dy luftanijeve drejt Sirisë pas zhvillimeve të fundit atje, vrasjes së 33 ushtarëve turq dhe egërsimit të Rexhep Tajip Erdoganit. Fregtata e pajisura me raketa të komanduara, Admiral Grigorovich dhe Admiral Makarov, janë duke avansuar në ngushticën e Bosforit drejt bregut sirian.

04:22
Gara e demokratëve/ Përçarje mes krahut progresiv dhe atij të moderuar

Partia Demkrate e gjen veten në udhëkryq në një kohë kritike në ciklin e zgjedhjeve amerikane të vitit 2020. Senatori i Vermontit, Bernie Sanders, një socialist i vetë-deklaruar, udhëheq garën për të marrë emërimin e partisë, megjithë paralajmërimet e demokratëve të moderuar se Sanders do ta çonte partinë në humbje në nëntor kundër Presidentit Donald Trump. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone, në thelb të dilemës së demokratëve është një përçarje e thellë mes krahut progresiv dhe atij të moderuar të partisë.

03:48
Karolina e Jugut, provë kritike për ish-Nënpresidentin Biden

Votuesit në Karolinën e Jugut votojnë të shtunën në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate, një hap dramatik para zgjedhjeve paraprake të së martës së ardhshme në 14 shtete, që njihet si “Super e Marta”.

03:04
Koronavirusi dhe frika e ndikimit në ekonominë botërore

Tregu amerikan i aksioneve pësoi të premten uljen më të madhe që nga kriza e vitit 2008. Në vende tjera, tregu i aksioneve ra edhe më shumë pas frikës që përhapur COVID-19, virusi që u shfaq për herë të parë në Kinë, por që më pas u përhap në disa vende të botës. Situata vazhdon të përkeqësohet. Shumë vende kanë marrë masa drastike pas identifikimit të rasteve të para me koronavirus.

02:34
Barku i madh nuk tregon mirëqënie, por të ekspozon më shumë ndaj një ataku kardiak

Personat të cilët arrijnë të shpëtojnë nga një arrest kardiak, dhe janë mbipeshë, janë më të prirur që të pësojnë një arrest tjetër. Në një studim të publikuar ditën e hënë në Gazetën Evropiane të Kardiologjisë, tregon se të pasurit një bark të madh të ekspozon më shumë ndaj një ataku në zemër.

02:13
Soylu: Nëpërmjet qytetit Edirne nga Turqia janë larguar 36.776 emigrantë

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, njoftoi se që nga ora 21:02 sipas kohës lokale, nëpërmjet qytetit Edirne ka arritur në 36.776 numri i emigrantëve që janë larguar nga Turqia.

01:43
Rritet lëvizshmëria e emigrantëve të parregullt në Edirne

Mijëra emigrantë të parregullt që duan të shkojnë në Evropë po mblidhen në qytetin Edirne të Turqisë. Vazhdon duke u rritur lëvizshmëria e emigrantëve të parregullt e cila filloi në qytet një natë më parë. Emigrantët e parregullt të ardhur në Edirne nga qytete të ndryshme të vendit kryesisht nga Stambolli, u mblodhën para pikës kufitare Pazarkule.

01:10
SHBA firmos me talebanët/ Marrëveshja që do t’i japë fund një herë e mirë konfliktit në Afganistan

Shtetet e Bashkuara dhe talibanët kanë nënshkruar marrëveshjen historike, që synon t’i japë fund një herë e mirë konfliktit në Afganistan. SHBA-ja është pajtuar të tërheqë trupat nga Afganistani brenda 14-muajsh, nëse militantët talibanë i përmbahen marrëveshjes. Aktualisht, në Afganistan janë 13 mijë trupa amerikane.

00:43
Koronavirus/ 29 të vdekur dhe mbi 1100 të infektuar. Një viktimë edhe në SHBA

Në provincën e Lodit në Itali, mjekët kanë vënë re pneumoni anormale që nga mesi i muajit janar. Por për këta pacientë nuk është menduar se mund të kenë qenë të infektuar me koronavirus; ata janë trajtuar me antibiotikët e zakonshëm.

E shtunë, 29 Shkurt 2020
23:57
Juve-Milan pa tifozët miq, U23-shi bardhezi në karantinë

Të mërkurën e ardhshme është në program ndeshja e kthimit të Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit në “Allianz Stadium”, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse ky takim do të luhet me praninë e tifozëve apo me dyer të mbyllura.

23:39
Mbrojtja i jep fitoren Napolit, Torino zhytet në krizë

Napoli mposhti Torinon 2-1 në “San Paolo” dhe regjistroi fitoren e tretë radhazi, që e ngjit momentalisht në vendin e 6 të renditjes me 39 pikë dhe vetëm 6 pikë më pak se vendi i katërt që të çon në Champions.

22:57
“Jam gjallë falë jush!” / Nëna e sëmurë që lufton prej kohësh me tumorin surprizon 3 vajzat e saj

Fenomeni i dhunës në familje vitet e fundit është duke u rritur gjithnjë e më shumë në shoqërinë shqiptare. Ky fenomen është një ndër shkaktarët kryesorë i cili po çon shumë çifte drejt divorcit.

22:55
Zaev përshëndet PS-në në shqip: Po ecim me guxim dhe vendosmëri drejt integrimit në BE

“Prioriteti ynë kryesorë është të kujdesemi për qytetarët dhe një jetë më të mirë për ta, por gjithashtu t’i bëjmë dy vendet tona pjesë të familjes së madhe europiane”, deklaron Lideri i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev në një mesazh për Kongresin Zgjedhor 2020 të Partisë Socialiste.

22:41
Sot u dyshuan 3 raste me koronavirus, reagon Instituti Shëndetësor në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për 3 raste të dyshimta me COVID-19.

22:26
Vajza i ndërroi jetë në tërmetin e 26 nëntorit, babai kërkon të ribashkohet me familjen e tij pas 3 vitesh

Në tërmetin e tmerrshëm të 26 nëntorit u shënuan 51 viktima ku një ndër to ishte 20-vjeçarja Xhesika Biqiku.

22:25
Ndjekje si nëpër filma, policia italiane arreston tre shqiptarët që shisnin kokainë

ASCOLI PICENO – Tre shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane për shkak se janë kapur me kokainë.

21:55
Lufta në Siri/ Ministri i jashtëm turk i bën thirrje SHBA të mbështesë Turqinë në Idlib

Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu tha që Ankaraja dëshiron që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë sistemet raketore Patriot në Turqi për të mbështetur Ankarane në provincën veri-perëndimore të Sirisë, Idlib.

21:53
SHBA, Trump thotë se pacienti që vdiq nga koronavirusi vuante edhe nga një tjetër sëmundje e rëndë

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar vdekjen e parë nga coronavirusi në Washington State.

21:47
Akuzohet se nuk po punon kundër koronavirusit, kryeministri i Japonisë ofron shumën ‘marramendëse’ për luftën ndaj virusit

Teksa koronavirusi vijon të përhapet në mbarë botën, Japonia dhe shumë shtet të tjera po mobilizohen për të luftuar kundër këtij virusi vdekjeprurës.

21:44
Marshim masiv në Moskë në përvjetorin e vrasjes së aktivistit Boris Nemtsov

Mijëra qytetarë kanë marshuar sot në Moskë dhe në qytete të tjera ruse duke shënuar përvjetorin e vrasjes së Boris Nemtsov, kritikut të Kremlinit që u vra pesë vjet më parë.

21:37
Humbi njeriun më të shtrenjtë të jetës, mbesa ka diçka për t’i thënë gjyshit të saj

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme trajtoi historinë e jetës së një gjyshi i cili fatkeqësisht vitet e fundit kishte humbur miken e tij të jetës, bashkëshorten.

21:33
Pakistan/ Treni përplaset me një autobus, të paktën 19 të vdekur

Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një autobus me pasagjerë është goditur nga një tren në provincën jugore Sindh të Pakistanit.

21:27
100 vjeçari martohet me nusen 20-vjeçare megjithë diferencën 80-vjecare në moshë

Një burrë që besohet të jetë të paktën 100 vjeç është martuar me një nuse 20 vjecare.

21:14
Në Francë ndalohet organizimi i ngjarjeve me mbi 5000 pjesëmarrës

Franca ndaloi organizimin e të gjitha ngjarjeve me pjesëmarrjen e më shumë se 5000 personave, për shkak të shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran.

21:02
Kryeministri britanik do të martohet me të fejuarën, presin beben në verë

Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të martohet së shpejti me të fejuarën Carrie Symonds, e cila raportohet se është pesë muajshe shtatzënë me fëmijën e parë të çiftit.

20:50
Gjurmë Shqiptare/ Superskandal, kush ishte kryeagjenti grek në Shqipëri?

Ai njihet si një antishqiptar i madh…

20:37
Zyrtare/ Kukësi shkarkon Shpëtim Duron: Shkak u bënë…

Skuadra e Kukësit ka shkarkuar trajnerin Shpëtim Duro. Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë skuadra e klubit verilindor me anë të një reagimi zyrtar në rrjetet social.

20:29
Operacioni “Mezhgorani”/ Shkon në 36 numri i të arrestuarve, pranga të riut të shpallur në kërkim

Përmet – Ka shkuar në 36 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit. “Mezhgorani”. Së fundmi është vënë në pranga A. Ç., 25 vjeç i cili ishte shpallur në kërkim.

20:22
SHBA, shënohet viktima e parë nga koronavirusi

Një grua në shtetin e Uashingtonit ka vdekur nga koronavirusi duke shënuar rastin e parë të vdekjes në SHBA. Lajmi u njoftua të shtunën nga zyrtarët e shëndetit publik. Ata nuk dhanë shumë detaje ndërsa paralajmëruan një konferencë për shtyp më vonë gjatë ditës.

20:19
Fotot mahnitëse të kameleonit të uritur, pinguinit që kërkon strehë, mes më magjepsëseve të botës së egër

Shkaba që lëshohet në fluturim mbi një faqe të thepisur shkëmbore në Pirene, dhe një pinguin i kujdesshëm që kërkon strehë në brigjet e Afrikës së Jugut, ishin mes koleksionit të mëposhtëm të fotove mahnitëse të natyrës.

20:15
Rama: Amnisti për gjithë shqiptarët, të deklarojnë asetet dhe paratë, përjashtohen politikanët, gjykatës dhe kriminelë

Partia Socialiste po mban kongresin zgjedhor 3 ditor, ku janë miratuar edhe ndryshimet statusore dhe votohet asambleja e re kombëtare.

20:04
Rikthehet “Portokalli”/ Të dielën nis sezoni i 33 i spektaklit të humorit

Ketë të diel rikthehet Portokalli në ekranin e Top Channel për ti dhuruar edhe njëherë tjetër të gjithë shqiptarëve humor dhe të qeshura në familjet e tyre.

20:00
Diaspora/ Emigrantëve i kërkonin analizat e Tuberkulozit. Jam ndjerë dy herë e huaj në Kalabri

Griselda Doka lindi më 16 prill 1984 në Tërpan, Berat. Aktualisht është doktorante pranë Universitetit të Kalabrisë për studime letrare, gjuhësore, filologjike dhe të shkencave të përkthimit.

19:59
Shkencëtari: Ndryshmet klimatike po shtyjnë arinjtë polarë drejt kanibalizmit, meshkujt e mëdhenj sulmojnë femrat me këlyshë

Një shkencëtar rus ka thënë se fundmi se aktiviteti i njerëzve dhe ndryshimet klimatike që vijnë prej tij po shtyjnë arinjtë polarë drejt kanibalizmit.

19:58
Futbollistët pa lëvizur në fushë/ 15 minutat e protestës së pazakontë në Bundesliga

Bundesliga gjermane dhuroi këtë fundjavë gola emocionues dhe ndeshje plot adrenalinë, por shtoi në kronikat e saj edhe dicka që nuk e kishte treguar kurrë më parë, një protestë unike nga ana e lojtarëve në ndeshjen mes Hofenhajmit dhe bajernit të Mynihut.

19:54
Lazio mund Bolonjën, Strakosha bën një paraqitje të mirë

Lacio fitoi 2-0 ndaj Bolonjës në një ndeshje që sanksionoi dhe katapultimin e skuadrës bardhekaltër në krye të renditjes së Serisë A, dicka e cila nuk nodhte prej 21 vjetësh.

19:47
Në 2 mars Vatikani hap arkivat / Del e vërteta, çfarë dinte Papa për arratisjen e kriminelëve nazistë

Mijëra kriminelë nazistë u arratisën pas Luftës së II Botërore përmes të ashtuquajturit shtegu i minjve, kryesisht në Amerikën Latine – me ndihmën e Vatikanit.

19:43
SHBA firmos me talebanët / Marrëveshja që do ti japë fund një herë e mirë konfliktit në Afganistan

Shtetet e Bashkuara dhe talibanët kanë nënshkruar marrëveshjen historike, që synon t`i japë fund një herë e mirë konfliktit në Afganistan. SHBA-ja është pajtuar të tërheqë trupat nga Afganistani brenda 14-muajsh, nëse militantët talibanë i përmbahen marrëveshjes.

19:38
Tension në kufirin greko-turk/ Refugjatët sirianë përleshen me policinë greke pasi Ankaraja hapi kufirin    

Trupat kufitare greke kanë përdorur gazin lotsjellës mbi emigrantët e mbërritur nga Turqia, të vendosura të mos e lejojnë hyrjen e tyre në vend.

19:33
Përvjetor martese në çdo 4 vjet/ Çifti që zgjodhi 29 shkurtin e 2016 dhe feston ditën e celebrimit

Viti i Brishtë, është ai që muaji shkurt ka 29 ditë ndryshe njihet dhe si viti i trishtë. Por për Arensin dhe Erjonën, muaji shkurt me 29 ditë do të thotë begati. Ky çift nuk feston ditëlindjen njëherë në 4 vjet, por përvjetorin e martesës. Në shkurt të 2016 ata u bekuan me fëmijën e tyre të parë.

19:24
Rrëfehet Mariza Ikonomi: Më kanë bërë lesbike!

Në rubrikën “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi. Autorja dhe moderatorja Dojna Mema së bashku me Marizën kanë shëtitur në rrugët e Tiranës duke kënduar me kitarë dhe duke biseduar gjatë.

19:21
I përfshirë në skandalin me Zogun e Tiranës, modeli shqiptar sqaron për herë të parë të vërtetën!

Ditën e sotme në studion e Pop Culture në Top Channel ka qenë i ftuar një model, jo pak i njohur për publikun Franci. Pak kohë më parë emir dhe foto e Francit pushtoi median duke u quajtur si “i dashuri” i Zogut të Tiranës dhe janë zbardhur përgjime të bëra nga bisedat e tyre.

19:12
Kukësi barazon me Teutën, Skënderbeu mund Vllazninë, Laçi i merr vendin e tretë Partizanit

Kategoria Superiore uli siparin e javës së 24 me ndeshjet e kësaj të shtune, ku 2 nga 4 përballjet e zhvilluara, folën për ekipet udhëtuese. Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në Durrës ndaj Teutës, një ndalesë e detyruar që Tiranën në një miniarratisje.

18:52
BARI/ 15-vjeçari shqiptar pëson sulm nga epilepsia, shpëtohet nga policia italiane

ITALI- Një 15-vjeçar shqiptarë është shpëtuar nga vdekja falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë italiane.  Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bari ku një traget me rreth dy mijë pasagjerë nga Shqipëria ishte ankoruar në port.

18:38
Itali/ Koronavirusi shkakton viktimën e 29, infektohen mbi 1100 persona

ITALI- Ka shkuar në 29 numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi. Ndërkohë sipas mediave italiane të paktën 1128 persona janë konfirmuar të infektuar nga ky virus, ndërsa bilanci përkeqësohet nga ora në orë për shkak të kontrolleve të shumta që po kryhen.

18:26
Foto/ Rikthim pas në kohë, në atë që është cilësuar si një nga luftërat më të përgjakshme në histori

Lufta e Dytë Botërore pati si protagonist të saj kryesor Gjermaninë e Adolf Hitlerit. Shumë vende të kërcënuara nga ndëshkimi i tij i dhunshëm, u përpoqën të mbroheshin dhe të kundërpërgjigjeshin.

18:20
Çifti i të sapomartuarve vendosën të merrnin një shtëpi me qira, mbeten të shokuar nga ajo që gjejnë brenda

Një çift i sapomartuar, të emocionuar që po shpërnguleshin në shtëpinë e tyre të parë së bashku, mbetën të shokuar kur mësuan se në shtëpinë që do të zhvendoseshin jetonte një i moshuar 99 vjeçar.

18:14
Një në 80 mijë raste/ Ndodh fenomeni i rrallë, fëmija lind me “këmishë”

Fotot e publikuara tregojnë momentin e rrallë ku një foshnjë e porsalindur lindi brenda qeses së tij amniotike, gjatë një operacioni me prerie cezariane. Biznesmenja Janaina Fernandes Costa, 34 vjeçe, lindi djalin Lucas Fernandes de Lisboa Costa, në Spitalin “Ana Costa” në Sao Paulo.

18:07
Kongresi i PS, Etilda Gjonaj: Reforma në Drejtësi revolucion, është misioni ynë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka konsideruar si një revolucion Reformën në Drejtësi e cila po aplikohet prej disa kohësh tashmë.

18:02
Tre të vdekur prej ‘akullit të thatë’ gjatë festës tragjike në pishinë

Tre nejrëz u vranë dhe shtatë u çuan në spital me djegie pasi akull i thatë u vendos në pishinën e një feste në Rusi, për të krijuar efektin e avullit.

17:55
Video/ Infermierja dhe polici shikohen teksa vallëzojnë “Liqenin e Mjellmave” në Wuhan

Një infermiere dhe një oficer policie, të veshur tërësish me kostum mbrojtës, janë kapur nga kamerat e sigurisë teksa ishin duke vallëzuar, një koreografi të “Liqenit të Mjellmave”. Të dy punonjësit, shihen teksa i mbajnë duart shtrënguar dhe vazhdojnë të pa shqetësuar vallëzimin, pas përfundimit të një dite të gjatë pune të lodhshme.

17:39
Rama pretendon mandatin e tretë, Edi Paloka: Është mes dy zgjedhjeve, largim me votë ose si Gadafi

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ish- deputeti i PD, Edi Paloka, i është përgjigjur kryeministrit Rama duke thënë se ky i fundit është më i urryeri të cilin shqiptarët me zi presin ta qërrojnë.

17:32
Burri mban peng thjeshtrën në tendën e ndyrë për 20 vjet dhe lind 9 fëmijë me të

Në historinë e radhës së makabritetit nga SHBA, 65 vjecari Henri Piette ka marrë peng Rosalynn McGinnis në vitin 1997 kur po kthehej nga shkolla dhe u arratis drejt Meksikës, ku jetuan në një tendë të ndyrë për rreth 20 vjet dhe lindi nëntë fëmijë me të.

17:15
Protesta e 2 marsit, Presidenca: Të gjithë ata që që kthehen nga diaspora të kontaktojnë…

Teksa po afron data 2 mars, datë kjo që Presidenti Ilir Meta ka thirru një protestë kundër qeverisë, ka ardhur edhe një reagim nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi ku thotë se shumë shqiptarë nga jashtë vendit po vijnë për këtë tubim.

17:07
Emri/ I bie në kokë pllaka e hekurit, humb jetën tragjikisht punëtori shqiptar në Itali

CUNEO- Një punëtor shqiptar i moshës 59-vjeç ka humbur jetën tragjikisht në Itali. 

16:54
Momentet më të nxehta të Pamela Anderson në Baywatch, nga dushet me avull te vrapimet joshëse në plazh

Pamela Anderson u bë një sukses i menjëhershëm në rolin e C. J Parker në serilin Baywatch 30 vite më parë, për skenat e saj sensacionale seksi, që prej dusheve me avull te vrapimi i famshëm në plazh.

16:54
Ja si do të jetë kampusi i ri universitar, Veliaj publikon fotot

Të gjithë studentët/et, pedagogët/et dhe stafin e Fakultetit të Drejtësisë dhe të Gjuhëve të Huaja  të Universitetit të Tiranës,  do të transferohen në një godinë të re që do të ndërtohet në kampusin e ri universitar.

16:48
Përplaset nga motori, humb jetën 72-vjeçari në Devoll

Devoll- Një 72-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Ponçarë.

16:44
Tatimet dhe doganat regjistrojnë rezultatin më të dobët në 5 vjet, vështirësi në financimin e shërbimeve publike

Tatimet dhe doganat regjistruan vitin e kaluar rezultatin më të dobët në 5 vjet, duke paralajamëruar vështirësi në financimin e shërbimeve publike.

16:37
Paniku i koronavirusit ul me $444miliardë pasurinë e më të pasurve të botës, Jeff Bezos e Bill Gates më të prekurit

Frika e koronavirusit të ri ka shkaktuar rënie drastike të vlerës së aksioneve në tregjet globale, duke cunguar pasuritë e manjatëve më të pasur të botës, pasuria totale e 500 prej të cilëve ka rënë me $444miliardë që prej daljes së patogjenit misterioz.

16:34
Karnavalet në Vlorë/ Të rinjtë rikthejnë traditën në qytetin bregdetar

Karnavalet janë një traditë e vjetër e qytetit të Vlorës, që po mundohet të rilindë.

16:30
Kurti mbledh qeverinë në Prevallë/ Nuk diskuton për vendimin e heqjes së pjesshme të taksës me Serbinë

Zëvendës kryeministri I Kosovës, Haki Abazi ka folur para mediave në lidhje me takimin e Kabinetit Qeveritar në Prevallë. Sipas Abazit, ky takim është duke u bërë që marrëveshja e koalicionit të shëndërrohet në plan qeverisës.

16:25
Të arrestuarit në aksionin “Mezhgorani” të dielën dalin para gjykatës/ Çili: Nuk kam bërë asnjë shkelje

Prokuroria e Përmetit po përgatit kërkesat për masat e sigurisë për tre të arrestuarit e parë të aksionit Mezhgorani, mes të cilëve gjendet edhe gazetari dhe botuesi Henri Çili se bashku me avokatin Ilir Korbi.

16:15
Itali, flet gruaja e shëruar nga koronavirusi: Histeri e madhe, kush e merr mbijeton, nuk vdes!

ITALI- “Paniku ka pushtuar të gjithë vendin, por unë u shërova nga koronavirusi”: Morena Colombi, 59 vjeç nga Trucazzano, ne rajonin e Milanos, ka vendosur të flasë pas pneumonisë që i shkaktoi prekja nga Covid 19.

16:03
Anti-Greta gjermane nxit nacionalizimin e bardhë: Dyoksidi i karbonit nuk do të shkatërrojë kurrë planetin

Adoleshentja gjermane e njohur së fundmi si anti-Greta Thunberg ka mbrojtur sot pikëpamjet e saj nacionaliste në paraqitjen e parë madhore në një takim konservatorësh në Maryland të SHBA.

15:49
Sozia: Nuk jam Bernie

Një 77 vjeçar në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, detyrohet të veshë një pulover ku shkruhet  “Nuk jam Bernie” kur del në rrugë, sepse të gjithë e ngatërrojnë me Bernie Sanders, një prej kandidatëve kryesore për të marrë nominimin e partisë Demokratike e për t`u përballur me Presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Jeff Jones thotë se që kur Sanders u shfaq në skenën politike të vendit, jeta e tij e qetë është trazuar.

15:42
Koronavirusi; Qeni rezulton pozitiv në teste për sëmundjen

Një qen në Hong Kong pronari i të cilit ishte i infektuar me koronavirusin e ri, ka rezultuar në testime “pozitiv i dobët” për virusin, njoftoi qeveria vendore.