Konfirmohet rasti i parë pozitiv me koronavirus në Bashkinë e Librazhdit.

I infektuari është i vetëpunësuar në një biznes të vogël në Librazhd dhe ekziston mundësia që të jetë prekur kur ka shkuar për furnizime ose kur ka shkuar për trajtim në spital pasi vuante nga mushkëritë.

53-vjeçari para dy javësh është paraqitur në spitalin e Librazhdit, ku i është bërë skaner dhe ka rezultuar me covid. Por tamponi ndërkohë i ka dalë negativ.

Të martën ai ka shkuar sërish në spital të Librazhdit ku edhe njëherë i është vënë re ujë në mushkeri. Kështu që i kanë bërë tamponin prapë dhe dje ka dalë pozitiv.

Sot ndërkohë  po bëhen tamponet e familjarëve, kontakteve të afërta dhe kontakteve në spitalin në Librazhd, përfshirë mjekut të familjes dhe të tjerëve që kanë pasur  kontakt me të.

Top Channel