Interi përgatitet për derbin me Milanin mes mungesave të shumta, Chivu ka dilema në formacion
Bayer Leverkusen reagoi menjëherë pas humbjes së rëndë të pak ditëve më parë përballë Wolfsburgut (1-4). “Aspirinat” fituan me rezultat minimal në transfertë ndaj Frieburgut, duke u ngjitur, të paktën përkohësisht, në vendin e tretë të Bundesligës. Ndeshja u vendos nga goli i talentit Havertz në minutën e 54-t, i vetmi i shënuar në këtë përballje, por që mori vlerë maksimale.
Frieburgu tentoi në të gjitha mënyrat për të barazuar rezultatin, por falë mbrojtjes së mirorganizuar dhe reflekseve të portierit, Leverkuseni e ruajti të paprekur rrjetën. Një fitore me shumë vlerë për “Aspirinat”, që vazhdojnë të luftojnë fort për një vend në zonën Champions, ku duhet të mposhtin konkurrencën e Leipzigut ose të Gladbachut.
Top Channel