Breshëri dëmtoi të mbjellat/ Fermerët në Lushnjë kërkojnë vlerësimin e dëmit

30/05/2020 11:31

Dhjetëra hektarë të mbjella me misër, vreshta dhe serra djellore pësuan dëme nga breshëri që ra një ditë më parë në disa fshatra të Lushnjë.

Zonat më të prekura janë në fshatrat Allakaj ,Delisufaj dhe Toshkez.

Fermerët të gjendur të pa përgatitur në këtë situatë kërkojnë nga ministria e bujqësisë të shkoj dhe t’i vlerësojë dëmin në terren.

Për shumë fermerë në këto fshatra, vreshtaria është i vetmi burim ekonomik.

Top Channel