Foto/ Ja tunelet ku trafikon miliona euro kokainë, ‘mbreti’ El Chapo

30/05/2020 07:35

Agjentët e armatosur qëndrojnë roje në kufirin SHBA-Meksikë, por pavarësisht kësaj kartelet e pamëshirshme punojnë natë e ditë për të kontrabanduar drogë me vlerë miliona dollarë. Kjo bëhet nëpërmjet tuneleve të narkos, nën këmbët e agjentëve.

Bandat e tmerrshme janë detyruar të gjejnë mënyra të reja për të siguruar të ardhura të bollshme gjatë pandemisë dhe një ndihmë e madhe për ta janë tunelet e ndërtuara dhe perfeksionuara ndër vite.

Gjatë një operacioni antidrogë në muajin mars të këtij viti, agjentët amerikanë kapën në sasi të madhe me vlerë 30 milion dollarë, ku zbuluan dhe pamjet e rralla brenda tuneleve të bosit më të madh të drogës, El Chapo në San Diego.

Zbulimi i saj erdhi vetëm dy muaj pasi “super tuneli” më i gjatë i gjetur ndonjëherë u zbulua në janar. Ky tunel shtrihej mbi një milje nën kufirin SHBA-Meksikë. El Chapo njihet si mbreti i drogës dhe ka disa tunele të tilla.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel