PEQIN- Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin. Burime për Top Channel bëjnë me dije se i plagosuri është B.Hakballa. Plumbin e ka marrë në kofshë, por gjendja e tij paraqitet e rëndë për shkak të hemorragjisë.

Mësohet se i plagosuri është i moshës 31-vjeç , ndërsa është nisur me urgjencë drejt Tiranës për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Shkak i kësaj plagosje është bërë një grindje e momentit mes personit të plagosur dhe autorit. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.M., ku vijon puna intensive për kapjen e tij.

Reagimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një 31 vjeçarin në Qytetin e Peqinit , Policia në kohë reale identifikoi autorin.

Rreth orës 20:10 në qytetin e Peqinit si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B.H., 31 vjeç, banues në Peqin i cili është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.M., ku vijon puna intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

Top Channel