E rrallë/ 23-vjeçarja kuptoi se ishte shtatzënë vetëm disa orë para lindjes

29/05/2020 21:41

Kur një mësuese baleti në SHBA, filloi të përjetonte dhimbje të padurueshme dhe mendoi se mos kishte gurë në veshka. Por  pasi shkoi në spital mësoi se ishte shtatzëne.

Lizzie Quah, 23 vjeçe nga Indiana e ka ndarë historinë e saj me ndjekësit në “Tik Tok”, teksa tregoi se si nxitoi për në spital pasi përjetoi dhimbje të padurueshme më 23 qershor 2019.

Lizzie ishte drejtuar për në spital me bindjen se vuante nga gurët në veshka, pasi edhe në të kaluarën ishte diagnostikuar me këtë sëmundje. Në momentin që shkoi në spital, mjekët tentuan t’ia trajtojnë dhimbjen me ilaçe, por pas testeve rezultoi se ishte shtatzëne.

“E kuptova që isha në prag të lindjes vetëm atë natë. Vetëm pas katër orësh solla në jetë vajzën”, thotë Lizzie.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel