48 orët e ardhshme do  të jenë vendimtare për mazhorancën dhe opozitën me qëllim arritje e një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Opozita jashtëparlamentare e ktheu në kusht të panegociushëm futjen e teknologjisë në zgjedhje ndërsa  partia socialiste  propozoi një formulë të re në tryezën e negociatave.

Teknologjia mban peng arritjen e dakortësisë për depolitizimin e administratores zgjedhore. Suprizë ishte propozimi i opozitës jashtëparlamentare për ankimimet zgjedhore.

Teksa numërimi ka nisur mbrapsht mbajtja e fjalës së dhënë për miratimin e reformës ditën e diel duket e vështirë. Përfaqësuesi socialist u shpreh i hapur për takime në nivelet më të larta.

Opozita jashtëparlamentare vijon të mos heq dorë nga qeveria kujdestare edhe pse mazhoranca e ka hedhur poshtë si opsion.

Top Channel