Gjykata ka shfuqizuar urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailit për Avdylajt, vendimi i mor nga gjyqtare Migena Laska.

Atyre u është gjetur një aparat celular në qeli dhe  drejtori i burgut 313 ka vendosur që të ndëshkohen në regjim të posaçëm për tre muaj.

Por ndërsa drejtori i 313 ka vendosur masën ndaj të pesë të paraburgosurve për të qëndruar në regjim të posaçëm me afat një muaj, njëherësh disa orë më vonë numri 1 i burgjeve e ka rënduar dorën dhe ka kërkuar burg brenda burgut  me afatin e dy muajve.

Në këtë mënyrë, të dënuarve u janë dhënë dy masa ku akuzoheshin se kishin goditur edhe një oficer policie, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Avokatët e tyre gjatë gjyqit që nisi në orën 14:00 kërkuan që të shikohen kamerat nga ku rezultoj se asnjëri prej tyre nuk e kishte goditur oficerin e policisë.

Personat që akuzoheshin ishin, Altin Avdylaj, Astrit Avdylaj, Hakri Seferi, Saimit Gjepalaj dhe shtetasi italian Giovani Di Cosimo.

/Ariglon Pali/

Top Channel