Mijëra  ton me inerte ndodhen në zemër të Shijakut. Kjo është lagjja Luginë, fadromat vazhdojnë të rrëzojnë ato pak pallate të dëmtuara që kanë mbetur. Kryetari i Bashksë së Shijakut, Elton Arbana për Top Channel, tregoi se ku do të shkojnë këto inerte.

Elton Arbana, Kryetari i Bashkisë Shijak

Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se Shijaku i ri do të kthehet në destinacion turistik. Por me këtë pamje askush nuk do të guxonte të pushonte. Sipas kryetarit të bashkisë Shijaku i ri, do të ndërtohet në kohë rekord.

Do të jenë godinat arsimore ato që do të rindërtohen të parat, më pas radhën e kanë objektet e banimit.

Top Channel