Fotot/ Masivi shkëmbor shkëputet nga faqja e malit dhe bllokon aksin rrugor Berat-Çorovodë

29/05/2020 20:04

Reshjet e shiut gjatë orëve të fundit në disa zona të vendit kanë sjellë edhe probleme.

Në aksin rrugor Berat-Çorovodë si pasojë e reshjeve dhe lagështirës, pati rënie të një masivi gurësh ku si pasojë qarkullimi është bllokuar.

Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar edhe pamjet e rrëshqitjeve të masivit shkëmbor ku njofton se kompania e mirëmbajtjes ndërhyri për të larguar gurët nga rruga.

Postimi i ARRSH:

⚠️Udhëtoni me kujdes në ditë me shi
?Në aksin rrugor Berat-Çorovodë pati rënie gurësh.
?Kompania e mirëmbajtjes ndërhyri menjëherë me mjete ? e punëtorë ?‍?dhe bëri të mundur pastrimin e rrugës?️

FOTO GALERI
1/4

Top Channel