Pas tërmetit dhe tsunamit që shkaktuan shkrirjet masive në centralin bërthamor Daiichi të Fukushimës në Japoni në 2011, tronditja u ndje në të gjithë industrinë botërore nukleare.

Edhe 5,000 milje larg në Gjermani, incidenti i dha goditjen e fundit industrisë për të cilën debatohej prej kohësh.

Kancelarja Angela Merkel njoftoi menjëherë nxjerrjen jashtë rrjetit elektrik të shtatë centraleve atomike të vendit, për t’u fokusuar drejt alternativave të energjisë së rinovueshme.

Fotografi Bernhard Ludewig vizitoi brendësinë e një centrali bërthamor për herë të parë në 2012, një vit pas Fukushimës, duke nisur dokumentimin e një kapitulli në mbyllje të vendit.

“Ne zgjodhën kohën kur ata po ndërronin shufrat e karburantit radioaktiv,” kujton ai përshtypjet e para gjatë një interviste.

Vitet në vijim Ludewig vizitoi dhjetra impjante të tjera, disa prej të cilave në shkatërrim.

Rezultatet ishin mahnistëse teksa Ludewig u fokusua në linjat e simetrisë dhe bukurinë e fshehur të centrifugave e kullave të ftohjes.

“Nganjëherë makineritë apo objektet janë si një person — unë përpiqem t’i bëj atyre portrete,” thotë ai.

FOTO GALERI
1/13
Dhoma e reaktorit të impjantit të Brokdorf. Shfleto ne galeri per të parë imazhet e Bernhard Ludewig të industrisë atomike gjermane në zhdukje ...

Top Channel