Përfundon mbledhja e Bashës me “të vegjlit”/ Mediu: Çdo gjë në tryezë është qëndrim i opozitës

29/05/2020 13:59

Ka përfunduar takimi i kreut të PD Lulzim Basha dhe aleatëve, një takim ky i kërkuar nga këta të fundit.

Kreu i PR Fatmir Mediu tha për mediat se çdo propozim është një qëndrim i opozitës, ndërsa tha se mungon vullneti për zgjedhje të lira nga mazhoranca.

“Çdo gjë në tryezë është qëndrim i opozitës. Janë koordinuar me opozitën. Nëse ne kërkojmë më shumë transparencë, të shmanget manipulimi, dhe ka reagim negativ nga mazhoranca. Nëse ne kërkojmë qeverisje kujdestare, dhe nga qeveria ka refuzim atëhere ka një ecje drejt manipulimit të zgjedhjeve nga pala tjetër.

Për sistemin kemi rënë dakord në parim me Bashën. Do shtrohet në tryezën e Reformës Zgjedhore. Ka të bëjë me interes specific dhe për krijimin e një marrëdhënie më të drejtë. Mendoj që dhe zoti Basha është për ndryshimin e sistemit. Ka reagime negative nga PS që kërkon të mbajë këtë situatë të papranueshme që mos vendosin për të ardhmen e tyre përfaqësuesit e tyre.”- tha Mediu.

Top Channel