Meta i prerë për datën e zgjedhjeve: Nuk e negocioj fare. Le të futet kush të dojë

29/05/2020 13:48

Për datën e zgjedhjeve Presidenti Ilir Meta u shpreh se nuk do të ketë konsultime fare me palët.

“Nuk do bëj konsultime për datën e zgjedhjeve. Duhet të ecet me frymën e konsensusit. Do i drejtohem botës demokratike për zgjedhjet e ardhshme mbi monitorimin e tyre”, tha Meta .

”Ju keni shqetësimin se çfarë ndodh me Kodin Zgjedhor. Duke qenë se unë jam i parashikueshëm. Siç ju kam thënë vjet këtu, që nëse nuk bëhen zgjedhje lokale, Shqipëria ngel në klasë në tetor, merr në qafë Maqedoninë e Veriut, se është kriteri i Kopenhagenit, se ato ekzistojnë në Bruksel. Dhe u rritën kushtet. Tani tek Kodi. Unë besoj shumë, jam shumë i entuziazmuar, për cicërimat që ka progres për Këshillin Politik. Ta duartrokisni këtë.

Do e firmos atë konsensus menjëherë. E zëmë se palët nuk ranë dakord. Unë do shikoj nëse është në përputhje me kushtetutën, të njëanshme, kam në dorë ta kthej një herë. Në çdo rast me konsensus, sepse këtu ka shumë. Në hapësirën kohore që Kodi do më lejojë me konsensus apo jo, do shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve të përgjithshme, sepse të gjithë presin këtë, por edhe sado pak më legjitim një parlament se sa ky që është.

Nëse Kodi Zgjedhor nuk miratohet me konsesus, 0 çeljesh negociata me BE. Jo deri në zgjedhjet që vijnë por edhe pas zgjedhjeve që vijnë. Kush të dojë të hyjë në zgjedhje, kush të dojë le mos hyjë në zgjedhje.”- tha Meta.

Top Channel