A u keqinformua Yuri Kim? Meta: Muhabete rilindjeje, s’merrem me thashetheme

29/05/2020 14:17

Disa muaj më parë, në njërën nga daljet e tij për shtyp, Ilir Meta deklaroi se ish-ambasadori amerikan, Donald Lu i kishte kërkuar ndjesë presidentit, pasi ishte keqinformuar për sa i përket reformës në drejtësi.

Kështu, në konferencën e tij të sotme, gazetari i Top Channel-it, Muhamed Veliu e pyeti nëse edhe ambasadorja Yuri Kim ishte keqinformuar dhe se çfarë di Meta për keqinformimin.

“Ju falenderoj shumë zoti Met, por jam këtu për të folur për gjëra shumë më të rëndësishme dhe këto muhabete rilindjeje lërini për ndonjë vend tjetër. Ja thashë se nuk merrem më me këto histori dhe thashetheme. Presidenti është në detyrën e tij si kryetar i shtetit, mbron kushtetutën. Mbi presidentin është vetëm kushtetuta, dhe mbi kushtetutën vetëm populli. Gjithë vendet anëtare të këshillit të OKB-së, të shtohen edhe anëtarët e fuqisë bërthamore që nuk janë anëtare, nuk e bëjnë dot që presidenti të shkelë kushtetutën”, u përgjigj Meta.

Top Channel