Përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin kanë dorëzuar sot në SPAK kallëzimin penal kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, ministrit Sandër Lleshaj dhe drejtorit të policisë Ardi Veliut.

Regjisori Robert Budina tha se dosja do përkthehet që ta lexojnë dhe prokurorë të huaj madje çështja do të denoncohet deri në Parlamentin Europian.

Ai siguroi se çfarëdo që të bëjë SPAK, lufta për Teatrin do të vijojë dhe do të ketë një lëvizje të madhe.

Na patë të armatosur, na patë të dhunojmë, asgjë, Teatër, art, trashëgimi kulturore. Në këmbim automatikun në kokë. E kanë pranuar disa institucione që dosja të hapet. Tjetra është procedurë teknike. Por procedura teknike këtu ka rënë sepse s’ka drejtësi.Ku janë juristët e tjerë, ku është pjesë e shëndoshë e kësaj shoqërie. I bëj thirrje shoqërisë të reflektojë. Qëllimi jonë është të kthejmë tempullin, Teatrin. Demokracia nuk ka për t’u kthyer nëse nuk rindërtojmë Teatrin.

Mua më sulmuan me armë. Ju e patë të gjithë. Hajde ta fitojmë këtë. Unë besoj tek vetja. Tek energjia positive. Do u heqim alibinë që se kanë këtë vullnet. Do e çojme deri në fund, edhe nëse ata nuk reagojnë. Do luftojmë deri në fund, do luftojë me të keqen. Do shkojmë dhe në PE, do i themi që Shqipëria nuk është vendi i pashpresë. Prokurorët kanë fëmijë, edhe unë kam, e dinë që unë mund të kisha lënë kokën aty. Do vijë dita që do bëhet një lëvizje e madhe.”- tha Budina.

Kujtojmë se që pas 17 majit, kur u shemb edhe ndërtesa e Teatrit disa protesta u zhvilluan në kryeqytet, ndërkohë që Aleanca ka nisur një tur takimesh me qytetarët në shumë qytete në vend për të mbledhur firmat për ndërtimin e Teatrit siç ishte, atje ku ishte.

 

 

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel