Iu dërgua formulari nga OFL/ Kush është Gentian Malindi, porositësi i 137 kilogramëve kokainë të kapura në Durrës

29/05/2020 12:46

OFL njoftoi sot se i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit, Gentian Malindit banues në Durrës, nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe ‘Grupi i strukturuar kriminal”.

Por ky i fundit nuk është një emër i panjohur për publikun. Ai dyshohet si porositësi i 137 kilogramëve kokainë të kapura në portin e Durrësit një vit më parë, ndërkohë që kërkohet nga policia.

Avokati dhe babai i Gentian Malindit, Ilir Malindi i ka quajtur më herët akuzat ndaj të birit si hakmarrje politike.

Ja çfarë raportonte Top Channel më herët për ngjarjen në fjalë: https://top-channel.tv/2019/09/28/ekskluzive-trafikantet-gps-pakove-me-kokaine-fotot-e-aksionit-dhe-si-u-zevendesua-droga-me-oriz-dhe-gips/

Top Channel