Akuzoheshin për tentativë vrasjeje/ Policia e Korçës arreston dy persona (Detajet)

29/05/2020 16:04

Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të shtetasit A. Sh., i cili ndodhej brenda automjetit të tij, duke shkaktuar dëme materiale.

Gjithashtu u ndalua edhe shtetasi në kërkim Sh. R., 54 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”

Korçë

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për shtetasit në kërkim F. L., 30 vjeç dhe E. R., 29 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 26.10.2019, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 15.09.2019, në lagjen nr. 17, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të shtetasit A. Sh., i cili ndodhej brenda automjetit të tij, duke shkaktuar dëme materiale.

Gjithashtu u ndalua edhe shtetasi në kërkim Sh. R., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, e ka dënuar me 14 muaj burg për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel