“Nuk marr dot frymë”/ Protesta të dhunshme në SHBA pas vrasjes së George Floyd nga policia

29/05/2020 16:40

Minneapolis është përfshirë në një kaos të vërtetë, pas vdekjes së 46-vjeçarit George Floyd. Protesta të dhunshme janë shënuar prej tre ditësh në Minneapolis, madje protestuesit kanë shkaktuar trazira, duke plaçkitur dyqane dhe djegur një stacion  policie.

Autoritetet për të stabilizuar gjendjen kanë kërkuar ndihmën e Gardës Kombëtare, e cila ka dërguar në Minneapolis plot 500 ushtarë. Floyd vidiq pasi njëri nga policët i vendosi këmbën në fyt duke i marrë frymën

Ndërkohë për të zmbrapsur qytetarët policia nuk ka ngurruar të hedhë në drejtim të tyre gaz lotsjellës dhe t’i gjuaj me plumba gome.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotografitë e mëposhtme.

Top Channel