Muzikë mbi nivelin e lejuar gjatë mbrëmjes, gjobiten me 200 mijë lekët të reja dy pronarë lokalesh në Golem Një aksident ka ndodhur pak më parë në Lezhë.
Raportohet se një person ka humbur jetën nga aksidenti i ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull.
Mjeti me drejtues shtetasin J.M.,ka aksidentuar mjetin motoçikletë me drejtues shtetasin M.Gj.,banues në fshatin Rrilë, Lezhë, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, njofton policia.
Lezhë /Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:25, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull, Lezhë mjeti me drejtues shtetasin J.M.,ka aksidentuar mjetin motoçikletë me drejtues shtetasin M.Gj.,banues në fshatin Rrilë, Lezhë, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Top Channel