Mustafa: Votimi i Qeverisë Hoti mund të mbahet nesër ose të hënën

29/05/2020 11:29

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u interpretua ligjshmëria e dekretit për mandatarin, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaroi përpara mediave se ekziston mundësia që seanca për votimin e qeverisë të mbahet nesër ose të hënën.

“Mbledhje të kryesisë nuk kemi, ka konsultime lidhur me thirrjen e seancës së Kuvendit. Tani do të shohim edhe me kryetarin e Grupit Parlamentar dhe me kandidatin tonë për kryeministër se kur do thirret mbledhja e Kuvendit, por edhe me partnerët tanë të AAK-së, Nismën dhe partnerët e tjerë. Tani ekziston një mundësi që një seancë të mbahet nësër, ekziston edhe mundësia qe të mbahet të hënën, nëse çdo gjë është në rregull.”

Mustafa, vendimin e Gjykatës Kushtetuese e konsideroi të drejtë dhe “ashtu si kemi llogaritur se do jetë”.

Top Channel