Ilustrim

Sot rreth orës në orën 11:30, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, është plagosur me mjete prerëse shtetasi Gj. P. 65 vjeç i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spital, Malësi e Madhe.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë indentifikuar si autor të dyshuar shtetasin A. P. 25 vjeç, banues në fshartin Vukpalaj, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Top Channel