Presidenti Ilir Meta në një komunikim për mediat tha se për çështjen e Teatrit Kombëtar do të nisë një hetim ndërkombëtar.

Sipas tij, për këtë hetim ai ka rënë dakord edhe me Europa Nostra-n.

“Kam zhvilluar një bashkëbisedim, nëpërmjet një video-konference, me përfaqësuesit e “Europa Nostra”, të cilët i falënderova për angazhimin e tyre për promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit tonë.

U ra dakord për domosdoshmërinë e nisjes së një hetimi ndërkombëtar për çështjen e shembjes së paligjshme dhe arbitrare të Teatrit Kombëtar, çka tronditi të gjithë opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar.

Po kështu u ra dakord për të vijuar bashkëpunimin edhe për shumë çështje të tjera në vendin tonë që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore, edhe si pjesë e trashëgimisë europiane të kulturës”, tha Meta.

Top Channel