Policia e Korçës goditi një nga grupet e piraterisë televizive ne këtë zonë.

Ne një deklaratë për mediat, policia vendore njoftoi për arrestimin e dy shtetasve Oltion Shahinasi 28 vjeç, dhe Kostika Naumi 25 vjeç.

Te dy te rinjtë akuzohen për fshehje te te ardhurave, shkelje e te drejtës se pronësisë industrial, dhe shkelje e te drejtave te autorit. Te dy te rinjtë kryenin abonime te aparateve drim box, pa patur miratim nga AMA, apo ndonjë strukturë tjetër shtetërore për transmetimet televizive. Fitimet nga ky aktivitet nuk janë deklaruar as ne organet tatimore duke kryer kështu edhe fshehjen e te ardhurave. Aksioni i koduar Pirati dy, ka bllokuar te dy te rinjve prova te mjaftueshme material për te provuar fajësinë e tyre ne këtë vjedhje.

Top Channel