Brazili, epiqendër koronavirusi/ Mbi 26 mijë viktima në vendin më të infektuar të Amerikës Latine

29/05/2020 10:38

Kurba e pandemisë së koronavirusit të ri sa vjen e rritet në Brazil duke kaluar shifrën prej 26 000 të vdekur dhe 430 000 raste të konfirmuara.

“Deri tani, vendi më i prekur në Amerikën Latine, Brazili ka regjistruar 26,764 të vdekur nga COVID-19 dhe 438,812 raste të konfirmuara të kontaminimit”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shifra e të cilës janë më të ulëta se realiteti, sipas shkencëtarëve.

Me 1 086 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, është hera e pestë që ky vend me më shumë se 210 milionë banorë ka tejkaluar pragun prej 1 000 të vdekur në 24 orë që prej përshpejtimit të pandemisë, javën e kaluar. Rekordi daton më 21 maj me 1 188 të vdekur.

Top Channel