Fier/ Kultivoi kanabis në fshat, arrestohet 52-vjeçari, nën hetim një tjetër person

29/05/2020 16:33

FIER- Një 52-vjeçar është arrestuar në Fier për shkak se është kapur duke kultivuar kanabis në një fshat.

I arrestuari është E. B., 52 vjeç, banues në fshatin Gjonç, si edhe u procedua penalisht  A. B., 48 vjeç, banues në fshatin Gjonç.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Tojkan, në tokën e tyre, u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E.B., 52 vjeç, banues në fshatin Gjonç, si edhe u procedua penalisht shtetasi A. B., 48 vjeç, banues në fshatin Gjonç.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Tojkan, në tokën e tyre, u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel