Presidenti Ilir Meta deklaroi se ka kthyer dy ligje të parlamentit, ekzaktësisht atë për turizmin detar dhe atë për koncensionet në Porto Romano.

Sipas tij, ai i turizmit detar cënon identitetin kombëtar, pasi ka shkronja që nuk janë shqip.

Pjesë nga deklarata e Metës

Javën e kaluar, ju premtova për një komunikim javor për të bërë sa më transparente veprimtarinë ePresidentit sipas rolittë tij kushtetues, por edhe për të qenë sa më i hapur ndaj jush për çështjet më të rëndësishme.

Transparenca në drejtimin e institucioneve është themeli i funksionimit të shtetit të së drejtës, poredhe i respektimit dhe garantimit të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve.

1. Gjatë kësaj jave, ka vijuar shqyrtimi i kërkesave për shpallje për 8 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë:

Nga këto, 3 ligje janë shpallur me Dekret nga Presidenti:
1) Ligj nr. 52/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, i ndryshuar
2) Ligj nr. 53/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar”
3) Ligj nr. 57/2020 “Për pyjet”

Ndërsa 2 ligje janë kthyer për rishqyrtim në Kuvend.

1) Ligji nr. 43/2020 “Për aktivitetet e turizmit detar”, është kthyer, duke bartur një shqetësim të madh për cilësinë e procesit ligjbërës, poredhe së gjuhës së akteve të miratuara.

Fusha e aktiviteteve zbavitëse të turizmit detar, duhet të zhvillohet nën një regjim të sigurtë juridik, por këtë regjim të sigurtë nuk e garanton mungesa e qartësisë dhe koherencës së dispozitave ligjore me Kushtetutën dhe pjesën tjetër të legjislacionit në fuqi.

Përdorimi sidomos i emërtimeve në gjuhë të huaj, i shkronjave që alfabeti ynë nuk i njeh, në aktin më të lartë me fuqi detyruese që nxjerr Kuvendi i Shqipërisë, jo vetëm shkel parimin se gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është gjuha shqipe, por cenon drejtpërdrejtë dhe identitetin kombëtar, të mbrojtur posaçërisht që nga preambula e Kushtetutës sonë.

Uroj që Kuvendi të reflektojë mbi këto çështje.

1) Është kthyer gjithashtu për rishqyrtim në Kuvend edhe Ligji nr. 58/2020 për miratimin e shtesës së koncesionit të një porti në Porto Romano Durrës.

Për këtë ligj, ashtu si dhe për koncesione të tjera të kthyera,konstatohet se procedura e aplikuar nga autoritetet kontraktore, anashkalonprocedurat e hapura dhe transparente të konkurrimit të parashikuar në ligjin për koncesionet dhe PPP-të, duke hyrë në marrëdhënie të drejtpërdrejtë negocimi vetëm me një subjekt.

Këto shkelje cenojnë qartë konkurrencën e lirë duke shkaktuar rrezik të lartë për financat publike, cenojnëparimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike, por mbi të gjitha, Kodin Detar dhe sigurinë mjedisore.Për këtë ligj, nëInstitucion kanë mbërritur shqetësime edhe nga operatorë të tjerë ekonomikë, që kanë marrëveshje kontraktuale me shtetin shqiptar për operimin në portin e Durrësit.

Shqetësim për këtë ligj ka ngritur edhe Komisioni Europian, duke ikërkuar qeverisë shqiptare njëseri shpjegimesh mbi procedurat e ndjekura nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për nënshkrimin e këtij koncesioni praktikisht të ri.

Përveç arsyeve të dhëna në Dekretin e Presidentit, Kuvendi i Shqipërisë dhe qeveria shqiptare, duhet të vlerësojnë me shumë kujdes shqetësimet e ngritura nga Komisioni Europian dhe operatorët e tjerë ekonomikë ankues.

2. Institucioni i Presidentit ka vijuar komunikimin me Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke kërkuar ndjekjen me përparësi të procedurave për plotësimin e të gjitha vakancave në Gjykatën e Lartë, sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Top Channel