“Atletet e bardha janë më komode se këpucët klasike”, Rama flet për CNN turk pas samitit të Ankarasë: Erdogani është shumë i interesuar për Ballkanin
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka publikuar reagimin e ministrit shqiptar, Ferit Hoxha, duke vlerësuar qëndrimin e Shqipërisë ndaj zhvillimeve të fundit.
Përmes një mesazhi publik, Sybiha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë, duke theksuar se kërcënimet ndaj diplomatëve dhe civilëve tregojnë shpërfilljen e Rusisë ndaj përpjekjeve për paqe.
“Ne e vlerësojmë qëndrimin parimor dhe të fortë të Shqipërisë. Kërcënimet ndaj diplomatëve dhe civilëve vetëm sa e ekspozojnë më tej shpërfilljen e Rusisë për përpjekjet e paqes. Ukraina vlerëson solidaritetin dhe mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë. Së bashku, ne qëndrojmë për paqen, sigurinë dhe drejtësinë”, thuhet në mesazhin e ministrit ukrainas.
We appreciate Albania’s principled and strong stance. Threats against diplomats and civilians only further expose Russia’s disregard for peace efforts. Ukraine values Albania’s steadfast solidarity and support. Together, we stand for peace, security, and justice. 🇺🇦🇦🇱 https://t.co/rHWOaLeBiq
— Andrii Sybiha 🇺🇦 (@andrii_sybiha) May 28, 2026
Top Channel