Alpinisti amerikan thyen rekordin botëror, 36-vjeçari ngjit Malin Everest në më pak se 10 orë 28/05 14:55
Në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale nuk kanë munguar përplasjet mes dy bashkëkryetarëve.
Gjatë debatit, Luçiano Boçi i fiku mikrofonin Arbjan Maznikut, kjo pasi ky i fundit nuk i dha fjalën opozitës.
Pjesë nga debati-
Mazniku: Po s’ma jep ti fjalën mua.
Boçi: Po për të tjerët nuk e di ti këtë?
Mazniku: Opozitës në këtë komision… (Boçi i fik mikrofonin) Mos shtyp tani butonin. Si kalama 2 vjeç.
Boçi: Pse ti e kishe 1? Mere tani ta gëzosh.
Mazniku: Opozitës në këtë komision i janë dhënë në mënyrë sistematike hapësira që janë dakordësuar në mënyrë sistematike.
Boçi: Nuk janë dhurata këto.
Top Channel