Sot në 12:30 kreu i PD do të mbledhë aleatët në selinë blu, me kërkesë të këtyre të fundit.

Mes aleatëve ka qëndrime të ndryshme sa i takon pozicionit të dy partive të mëdha PD e LSI në tryezën e këshillit politik për sistemin
zgjedhor.

Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste tha një ditë më parë për Top Channel se mendon se kohë për ndryshim sistemi ka, por nuk ka vullnet, jo vetëm nga PS, por edhe nga dy aleatët e mëdhenj PD dhe LSI.

Nga tryeza e këshillit politik, aleati i Bashës është i bindur se kodit aktual do i bëhen vetëm arnime.

Aleatët e Partisë Demokratike, pak muaj më parë, propozuan një formulë te re për regjistrimin ne zgjedhje, duke kërkuar një grupim politik brenda koalicionit. Kërkesë, e cila është rrëzuar.

Aleatët do e shtojnë presionin e tyre, por në kushtet kur afatet nuk janë në anën e tyre rruga e vetme do jenë thirrjet individuale ndaj mbështetësve të tyre ditën e zgjedhjeve.

Agron Duka konfirmon se kritikat dhe mendimi ndryshe brenda aleatëve nuk e lëkundin koalicionin dhe as nuk do prodhojnë largim të tij nga boshti opozitar.

Ndërkohë sot, në orën 11:00, këshilli politik i Reformës Zgjedhore do të mblidhet për ta nisur aty ku e lanë një natë më parë, te teknologjia në zgjedhje.

Lexo edhe:https://top-channel.tv/2020/05/27/te-vegjlit-te-pakenaqur-me-pd-agron-duka-flet-per-marreveshje-mes-pd-e-ps-per-te-mos-ndryshuar-sistemin/

Top Channel