Rasti në Bulqizë/ 56-vjeçari u infektua në Tiranë

29/05/2020 12:44

Edhe një i infektuar që e mori koronavirusin në Tiranë u bë rasti i parë me Covid-19 në Bulqizë.

Zonë e gjelbër që prej fillimit të fazës së hapjes, Bulqiza e fitoi këtë status sepse nuk kishte pasur asnjë rast infektimi.

I infektuari vjen nga QSUT në Tiranë. Autoritet thonë se kanë izoluar 56-vjecarin por banorët në Bulqizë pyesin sesi ka mundësi që ai u lejua të dilte nga QSUT edhe pse ishte konfirmuar me koronavirus.

Ndërkohë kujtojmë së gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste të reja si dhe 28 të shëruar.

23 raste të konfirmuara pozitive, 12 prej të cilave në Tiranë, 8 janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe 4 janë raste të reja në proces hetimi.

Top Channel