‘Persona që lobuan modifikim e territorit duan të qeverisin sërish’- Vjosa Osmani reagon pas vendimit të Kushtetues

29/05/2020 07:25

Dje në mbrëmje Gjykata Kushtetuese e Kosovës i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për dekretin e formimit të qeverisë së re duke rrëzuar kërkesën e Vetëvendosjes për zgjedhje të parakohshme.

Pas vendimit ka reaguar edhe Vjosa Osmani. Osmani me një postim në Twitter thotë se persona që donin të modifikonin territorin duan të na qeverisin sërsish.

Reagimi i Vjosa Osmanit:

“Qeveria e mëparshme shpenzoi paratë e taksapaguesve për të lobuar “modifikimin e territorit”, do të thotë, për të “shpërblyer” Serbinë me territorin e Kosovës, për veprimet e saj gjenocidale kundër popullit tonë. Disa nga ata që ishin në krye të këtij turpi dëshirojnë të kthehen dhe të na qeverisin përsëri”, shkruan Osmani.

Top Channel