Kosovë/ Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Thaçit, bashkëshorti i ministres së Drejtësisë bën deklaratën e fortë

29/05/2020 00:52

Në mbrëmje Gjykata Kushtetuese mori vendimin përfundimtar duke i dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi për dekretin e formimit të qeverisë së re dhe duke rrëzuar kërkesën e Vetëvendosjes për zgjedhje të reja.

Pas këtij vendimi ka qenë të shumta reagimet. Alban Krasniqi, burri i ministres së Drejtësisë, Albuena Haxhiu ka bërë një deklaratë të fortë pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Krasniqi shkruan në facebook se për t’i kthyer krimin në qeverisje do të duhet të kalojnë mbi trupa njerëzish.

Reagimi i plotë i Krasniqit:

Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish që ta riktheni krimin në qeverisje! Krejt ata që kanë shkarravitur në atë vendim skandaloz le ta dinë që nuk u falet! Më parë pranoj vdekjen time sesa vrasjen e demokracisë! Shihemi në shesh, e kudo që na imponohet!

Top Channel