Prekëse/ Takimi “përmes xhamit” i infermieres me të birin dy vjeç

28/05/2020 22:46

Padyshim që pasojat e kësaj pandemie më së shumti i kanë ndierë personat e infektuar dhe punonjësit e personelit mjekësor, të cilët kanë qenë në vijë të parë në luftën ndaj COVID-19. Veç riskut të madh për t’u infektuar, shumë mjekë e infermierë kanë kaluar një periudhë të gjatë pa takuar familjarët e tyre dhe kjo për ta ka qenë një “dhimbje e tmerrshme”.

Një infermiere e kujdesit shëndetësor në Britaninë e Madhe, ka rrëfyer të gjithë dhimbjen që përjetoi ku për shkak të detyrës, u detyrua të qëndrojë larg djalit të saj dy vjeç. Charlotte Cole vendosi që të birin ta dërgonte për disa kohë tek prindërit e saj, pasi në fillim të muajit prill në spitalin ku ajo punonte u shënua rasti i parë me koronavirus. Prej më shumë se një muaji, vogëlushi i quajtur George, kujdeset nga gjyshërit Bridget 55 vjeçe dhe Rober Younger, 65 vjeç, të cilët jetojnë shumë pranë shtëpisë së tij.

“Ishte vendim i vështirë. Me shumë keqardhje e mora vendimin, sepse zbulova që disa kolegë të mi po përjetonin simptoma të virusit”, tha Charlotte.

Edhe pse virusi duket se po e ul fuqinë e saj, Charlotte ende nuk e ka takuar të birin, por çdo ditë shkon tek shtëpia e prindërve dhe e shikon atë nga xhami i tejdukshëm i dritares.

“Është e dhimbshme kur shkoj ta vizitoj, sepse ai nuk e kupton se përse na duhet t’i qëndrojmë larg’, u shpreh Charlotte.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel